Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Si u qëllua Ahmeti Zogu, 3 herë me revolver nga studenti

Nga Aurenc Bebja*, Francë ? 28 Qershor 2019

"Le Figaro" ka botuar, të dielën e 24 shkurtit 1924, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me atentatin ndaj Ahmet Zogut, asokohe kryeministër i Shqipërisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut "Dars (Klos), Mat ? Albania", e ka sjellë për publikun shqiptar :

Romë, 23 shkurt.

Na shkruajnë nga Tirana, më 23 shkurt, nëpërmjet Agjencisë Stefani :

"Në momentin kur Kryeministri shqiptar, z. Zogu, hyri në sallën e Asamblesë Kushtetuese, një student me emrin Beqir Valteri, qëlloi tri herë me revolver mbi të, duke i shkaktuar plagë të lehta në dorë dhe në këmbë.

Nuk ka asnjë shqetësim për gjendjen e z. Zogu.

Fajtori u arrestua dhe u dorëzua para drejtësisë.

Qetësia mbretëron kudo.

Asambleja vazhdoi punën e saj. Z. Frashëri u zgjodh President."

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore