Një vajzë e re angleze mësonte shqiptarët si të bënin fizkulturë (FOTO)

“Le Miroir” ka botuar, të dielën e 30 majit 1920, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me përhapjen e fizkulturës në Shqipëri nga Kryqi i Kuq Amerikan, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Përhapja e fizkulturës në Shqipëri


Influenca e fizkulturës mbi organizatat e “dobëta” i ka dhënë përfundimisht provat e saj. Në kohën e sotme, lëvizjet ritmike janë demokratizuar në Evropën Perëndimore dhe në Amerikë

Është kureshtare të theksohet se kjo gjimnastikë e shëndetshme është shfaqur në Lindje. Këto fotografi të shkrepura në Tiranë, në Shqipëri, tregojnë fëmijët e këtij vendi duke marrë mësimin e tyre në mëngjes me një vajzë të re angleze të Kryqit të Kuq Amerikan.

Shumë prej tyre gëzojnë një shëndet të mirë falë këtij riedukimi fizik.

Nga Aurenc Bebja

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.