Një përplasje është regjistruar mbrëmë në spital mes ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe ish-deputetit të PD-së, Bardh Spahia.


Në spital për të vizituar efektivët e plagosur ka qenë dhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i shoqëruar nga drejtori i Policisë së Shtetit.


Por, teksa zoti Lleshaj po bëhej gati për një deklaratë për mediat aty ka qenë dhe ish-deputeti demokrat Bardh Spahia si dhe zyrtarë të tjerë të PD-së.


Truprojat e ministrit kanë larguar ish deputetin, ndërsa nuk kanë munguar përplasjet në distancë.


Debati


Spahia: Ministri e ka mbushur spitalin me policisë dhe civile dhe ka largu mjekët, ish deputetë përfaqësues të opozitës. Ky është pushteti i sotëm, fytyra e shtetit të ministrit në fjalë, i kanë ditët e numëruara


Lleshaj i drejtohet të largohet


Spahia: Puna ime është t’u pengoj ju të trajtoni shqiptarët si serbë, kjo është puna ime.


Lleshaj: T’ju vijë turp


Spahia: Turp tu vijë ju, shko shifi plagët atyre njerëzve, shko shifi e ke mbushur spitalin me policë


Lleshaj: Me çfarë statusi ke ardhur këtu


Spahia: Me statusin e përfaqësuesit të opozitës, jo me atë opozitë që keni bërë ju. Kur u bëre ti ministër imagjino çfarë statusi duhet, me mu flet ti ashtu, po ik mbaj përgjegjësi. E keni afër fundit, edhe serbët nuk sillen kështu, shiko si i keni bërë


Lleshaj: Kush i ka bërë kështu, dorën tënde të zezë, që ua ke bërë edhe qytetarëve edhe policëve, more i pafytyrë


Spahia: Edhe policët që i lini pa mbrojtje, ca doni mos me protestuar njerëzit


https://www.facebook.com/100009522289777/videos/2310970589230328/


https://www.facebook.com/100009522289777/videos/2310971205896933/


https://www.facebook.com/100009522289777/videos/2310972072563513/