Ja dhurata e veçantë që Hitleri kishte për Mbretin Zog; Musolini prish planin

La Charente” ka botuar, të hënën e 19 qershorit 1939, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me fatin e kurorës së Skënderbeut, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Musolini i kërkoi Hitlerit kurorën e vërtetë të mbretërve të Shqipërisë që gjendet në Gjermani

“Mes shumë bizhuterive që nazistët, pas Anschluss-it, gjetën në Vjenë, bën pjesë edhe kurora unike dhe e vërtetë e Shqipërisë, të cilën Hitleri e ka transportuar tashmë në Gjermani.

Vitin e kaluar, me rastin dhjetë vjetorit (jubileut) të mbretit Zog, Hitleri kishte përgatitur gjithçka, për t’i “dhuruar” këtë kurorë.

Por Musolini, i cili padyshim kishte idenë e tij, kërkoi të shtyjë këtë operacion, dhe Zogu nuk e mori kurorën e tij të vërtetë. Disa javë më parë, Italia kërkoi nga Fyhreri që t’i dërgonte emblemat shqiptare mbretit Viktor Emanuel, në mënyrë që kurorëzimi të bëhej me të gjithë shkëlqimin e dëshiruar.”

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.