Tronditet Vlora. Një atentat me arme zjarri ka ndodhur në mesnatë në fshatin Poro, ku dy të rinj që udhëtonin me motor janë qëlluar me armë zjarri.


Policia njofton se nga atentati ka mbetur i vdekur 22 vjeçari Sotiraq Mehilli, ndërsa është i plagosur në gjendje të rëndë Eno Mata, 32 vjeç. Mësohet se dy të rinjve u kanë zënë pritë.


Mëhilli e Mata janë pritur deri sa të kthehen për në banesat e tyre, teksa në mes të rrugës janë qëlluar me breshëri kallashnikovi , duke i lënë të dy të plagosur rëndë, por Mëhilli ndërroi jetë rrugës për në spital, ndërsa shoku i tij është në gjendje të rëndë.


Gjendet një makinë e djegur


Forca të shumta të Policisë Vlorë dhe FNSH-së po krehin zonën, ku në fshatin Bishan është konstatuar duke u djegur një automjet tip Mercedes Benz, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autori/rët.


Është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.


Gazeta SHQIP