Ish-sekretarja e parë e Konsullatës së Përgjithshme në Stamboll, Ilda Topalli, u bë e njohur pas një letre që i dërgoi kryeministrit Edi Rama, të cilit i ankohej për shkarkimin nga puna.


publikimit në media të letrës së saj, Topallit i është bërë jo vetëm “biograa”, por ndaj saj kanë ardhur edhe disa denoncime.


Një qytetar shqiptar që jeton në Turqi, Laert Bushi, thotë se Topalli e ka sjellë vërdallë tri javë në Stamboll, vetëm për një përkthim certikate. “Unë jam martuar në Turqi, as me prova, në gjendjen civile turke (Belaydea) më kërkuan që të përkthej certikatën time familjare dhe atë personale në gjuhën turke dhe të marr vulë nga Konsullata shqiptare në Turqi, kështu që mund të realizohej martesa.


Bashkëshortja ime, shtetase tuniziane nuk pati asnjë pengesë nga konsulli tunizian(që edhe estetikisht ishte më mirë, ishte më i madh e shumë më komod e mbi të gjitha, personat në shërbim të qytetarit ishin shumë të disponushëm). Ndërsa konsullja shqiptare, Ilda Topalli nuk pranoi të bënte përkthimin, pasi më tha që duhet bërë online.


Telefonova Ambasadën shqiptare në Ankara dhe më thanë që ajo kaka detyrim njëherë të paraqitet në ambasadë të kryejë shërbimin, pasi shërbimi online për personat që janë larg, pra logjikisht të paraqitet në konsullatë, duhet ta marrësh aty shërbimin.


Nuk pranoi gjithsesi kjo Ilda edhe kur pranova me të gjitha mënyrat ta bind, me një lloj arrogance refuzoi çdo tentativë, aplikimin online nuk e bëja dot, pasi nuk e pranonte, isha me bashkëshorten dhe babanë e saj. Më ka vërdallisur rrugëve të Stambollit për 3 javë.


Të 10-ën herë gjeta një djalë për fat, i cili më mbaroi punë për 10 minuta. Ndoshta Rama e ka pushuar për interesa të tjera, por ajo e meritonte pasi nuk i shërbente qytetarit e më ka trajtuar si endacak rrugëve të Turqisë, më ka bërë të shpenzoj qindra euro kot” thotë Bushi në një denoncim, të botuar në


Dritare.net.