Fëmijët e shkollës 9-vjeçare “Europa” janë terrorizuar mëngjesin e sotëm, pasi një person i “huaj” është futur brenda godinës duke i kanosur me armë.


Bëhet fjalë për Xhulio Ramollari, për të cilin bëhet e ditur se policia ka nisur një operacion për kapjen e tij.


Ramollari ka qenë i dënuar më parë në Angli dhe mësohet se ka shfaqur probleme mendore që pas qëndrimit të tij në emigracion. Ramollari njihet si një person problematik. Para se të kryente këtë veprim në shkollën 9-vjeçare “Europa”, kishte grabitur një automjet.


Ndërkaq, një ditë më parë Ramollari kishte goditur babanë e tij, duke e lënë të gjakosur. /Report TV