Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Cristiano Ronaldo, i thotë "lamtumirë" Portugalisë!

Cristiano Ronaldo do të mungojë edhe në ndeshjet e ardhshme së përfaqësueses portugeze. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja luzitane ?Record?, sipas së cilës, kapiteni i kësaj skuadre e mori vendimin për të mos luajtur me kombëtaren e tij pas një diskutimi me presidentin e federatës Portugeze të futbollit dhe trajnerin Fernando Santos.

Sulmuesi i Juventusit nuk do të grumbullohet për sfidën e 11 tetorit kundër Polonisë për Nations League dhe miqësoren me Skocinë në 14 tetor, por ai mund të mos jetë as në ndeshjen e 17 nëntorit në "San Siro" kundër Italisë dhe në atë pasuese ndaj Polonisë, të dyja për Ligën e Kombeve.

Sipas ?Record?, Cristiano Ronaldo që mungoi edhe në ndeshjet e muajit shtator të Portugalisë, nuk ka ndërmend të tërhiqet nga përfaqësuesja e vendit të tij dhe pritet t?u përgjigjet pozitivisht thirrjeve të mëvonshme.

5 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore