Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Real Madrid shpallet kampion i Botërorit të Klubeve

Ka mjaftuar një gol nga i përhershmi Cristiano Ronaldo, në pjesën e dytë të ndeshjes, që Reali i Madridit të shpallet kampion i dyfishtë i botës për klube

Finalja e zhvilluar në Abu Dhabi ka qenë elektrizuese mes "Los Blancos"-ve dhe ekipit brazilian të Gremios, fituesit të Kupës Libertadores, ekuivalentes së Champions League në Amerikën Latine.

Duhet theksuar se brazilianët nuk mundën të gjuanin as edhe njëherë në portën e ekipit merengues.

Ndër rastet e diskutueshme dhe vendimeve të dyshimta arbitrare të César Ramos, që kanë dalë në faqet e para të medieve sportive më afër ekipit madrilen, janë ndërhyrja e gabuar ndaj Sergio Ramos që mund të sanksionohej me 11-metërsh në minutën e 51-të të takimit, si dhe anulimi i golit të dytë personal të portugezit CR7.

Ndërkohë, ky është trofeu i pestë për vitin 2017 për ekipin e drejtuar nga Zinedine Zidane.

16 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore