Gjermania barazoi 1-1 me Kilin në ndeshjen e dytë në Grupit B të Kupës së Konfederatave dhe mbetet në vendi e dytë falë golaverazhit më të dobët se ‘La Roja’.
Të dy golat e këtij takimi u shënuan në në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë rezultati mbeti i pandryshuar, edhe pse rastet në të dyja portat nuk munguar.
Në minutën e 6-të një bashkëpunim mes Arturo Vidal dhe Alexis Sanchez u përmbyll me golin e sulmuesit të Arsenalit, i cili e dergoi topin aty ku nuk mund ta arrinte Ter Stegen.
Në fund të pjesës së parë një harkim i Hektor nga e majta e sulmit përfundoi në këmbët e Stindl, që barazoi rezultatin.
I njëjti autor pati shansin për t’i dhënë fitoren Gjermanisë në të 73-ën, por portieri Herrera bëri mrekullinë.
Më të njëjtin rezultat 1-1 përfundoi edhe përballja tjetër e këtij grupi mes Kamerunit dhe Australisë, e luajtur në Shën Petersburg.
Zambo Andre Frank e kaloi topin lehtësit mbi portierin pas një topi të gjatë të ardhur nga mbrojtja.
Gjithsesi “Socceros” arritën të shmangin humbjen në të 60-tën me një 11-tërsh të shndërruar në gol nga Milligan.
22 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)