Milani zyrtarizon Andre Silvan: Frymëzohem nga CR7!

Punë e kryer, tashmë është fakt dhe zyrtar! Andre Silva është një sulmues i ri i Milan. Marrëveshje e mbyllur me sukses për portugezin, që mbërrin për të përforcuar repartin ofensiv të skuadrës së drejtuar nga trajneri Vincenzo Montella.

Për kuqezinjtë ky është një tjetër afrim i rëndësishëm, pas blerjeve të zyrtarizuara më parë, Mateo Musaçhio, Franck Kessie dhe Ricardo Rodriguez.

Ndërkohë mbeten ende në pritje të zhvillimeve për tratativat me Lucas Biglia, Keita dhe Andrea Conti. Portugezi Andre Silva ka firmosur sot, rreth orës 17:00 një kontratë 5-vjeçare.

Ajo e djeshmja ishte dita e parë e Andre Silva si kuqezi, mbërritur në Itali për të vizituar qëndrën sportive në Milanello, dhe për t’i thënë përfundimisht “Po” transferimit të tij nga Porto.

E mbyllur kështu me tym të bardhë një tratativë e lindur në Cardiff më 3 qershorin e kaluar, falë bisedimeve të zhvilluara mes Fassone, administratori i Milan dhe Jorge Mendes, menaxheri i futbollistit.

Ishte pikërisht agjenti i futbollistit ai që është kujdesur për vendosjen e urave të kontaktit mes Milan dhe Porto, duke udhëhequr dy klubet drejt akordit definitive në shifrat e 38 milionë euro, plus bonuse. Mendes ka shoqëruar dje futbollistin në Milanello dhe Shtëpinë Milan, për të formalizuar marrëveshjen me kuqezinjtë.

Ndërkohë, sulmuesi portugez ka zhvilluar mëngjesin e sotëm vizitat mjekësore, të përfunduara në orën 12:20.

 

12 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.