
Borussia e Dortmundit kthehet te suksesi në Kupën e Gjermanisë, pas tre finaleve radhazi të humbura.
Skuadra e Tuchel triumfoi 2-1 në finalen e luajtur në Olympiastadion të Berlinit, përballë Eintracht Frankfurt dhe për të katërtën herë në histori shpallet fituese e trofeut të dytë për nga rëndësia në Gjermani.
Borussia Dortmund feston edhe sepse me suksesin e regjistruar verdhezinjtë shpëtuan sezonin, por jo gjithçka ishte e lehtë në fushë.
Të nisur me petkun e favoritëve, Dembele i dha verdhezinjve avantazhin e shpejt, pas vetëm 8 minutave lojë. Megjithatë, Eintracht Frankfurt nuk u dorëzua.
Sulmuesi kroat Ante Rebic riktheu barazpeshën në të 29-ën, ndërsa ndeshja u vendos nga Aubameyang, që edhe pse nuk luajti në nivelet e zakonshme, shënoi golin vendimtar të sfidës me 11-metërsh.
Rrjeta vulosi triumfin e Borussia Dortmund dhe i dha fund përrallës së ekipit nga Frankfurti, që ëndërroi të luante në Europë. Me suksesin e verdhezinjve, që janë të kualifikuar direkt në Champions, vendi në grupet e Europa League i kalon Hertha Berlin, e cila e mbylli kampionatin gjerman në vendin e gjashtë, ndërsa nëpërmjet vendit të shtatë, Freiburgu i Amir Abrashit do të luajë në turet kualifikues.
27 maj 2017 (gazeta-Shqip.com)




Jo "Sui" por festimi i ri i golit të Cristiano Ronaldo bëhet viral në rrjet!
Historia e plotë >


Nga ndeshje pa tifozë, tek pezullimet e lojtarëve/ FSHF “fundos” Tiranën
Historia e plotë >
VIDEO / Vedat Murriqi i jep sërish shpresë Mallorcas, shihni golin e tij...
Historia e plotë >
“Luanët e tastierës”, si shpjegohet agresioni që fshihet pas një ekrani
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

‘Hape telefonin, ta marrë dreqi rracën’/ Mbushën Krujën me drogë, dalin ...
Historia e plotë >
VRAU për hakmarrje/ Gjykata lë në burg Habib Rexhën, lirohet shoku i tij...
Historia e plotë >
Nis në orën 13:00! Reshje dhe rrufe të shumta, zonat që do të “pushtohen” nga moti i keq

Këmbimi VALUTOR 28 Maj/ me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja, euro në "tatëpjetë"

KUJDES! Mbahet sot gara 'Tiranathlon', ja akset rrugore që do të bllokohen (Harta)
Aktualitet



Bllokohet një skaf në plazhin e Ksamilit, gjobitet drejtuesi
Historia e plotë >
