
Kristiano Ronaldo fiton edhe çmimin “FIFA Best Player”
Viti 2016 po rezulton thjesht spektakolar për Cristiano Ronaldon. Pas "Topit të Artë" dhe Botërorit të Klubeve, në palmaresin e luzitanit do të shtohet një tjetër trofe. Sipas gazetës "Mundodeportivo", sulmuesi madrilen ka thyer gjithë konkurrencën në garën për çmimin "Lojtari më i mirë i vitit" që dorëzohet nga FIFA. Numri 7 do ta marrë çmimin në një cereoni gala që do të zhvillohet në Zyrih në datën 9 Janar.
Kjo është hera e parë që Ronaldo do të fitojë këtë çmim pasi gjatë 5 viteve të fundit, FIFA nuk e akordoi për shkak të marrëveshjes me "France Football" për Topin e Artë. Sipas mediave iberike, në Zyrih, Ronaldo do të udhëtojë bashkë me familjen, ndërsa presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez do të jetë i pranishëm në ceremoni.
Ronaldo është 4 herë fitues i Topit të Artë, ndërsa në vitin 20085 u rendit në vendin e dytë për çmimin e FIFA-s. Gjatë këtij viti ai ka fituar edhe një UEFA Champions League, Superkupën e Europës dhe titullin europian me Portigalinë. Në garë për një tjetër çmim është edhe Zinedine Zidane, por Claudio Ranieri mbetet i favorizuar për trofeun "Trajneri i Vitit". Votimi është mbyllur në datën 22 Nëntor por edhe pse të dhënat nuk janë zyrtare, mendohet se Lionel Messi ka arritur të zejë vendin e dytë, i ndjekur nga një tjetër lojtar i Primera Division, sulmuesi i Atletico Madrid, Antoine Griezmann. Francezi është i shkëputur ndjeshëm nga dy të parët sepse pavarësisht sezonit spektakolar në aspektin individual, ai nuk arriti të triumfonte në asnjë nga dy finalet e vitit 2016.
20 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)


Capello zbulon ekipin: Në Champions ka një skuadër që është super favorite
Historia e plotë >


E ardhmja e CR7, menaxheri i njohur zbulon planin e bujshëm të portugezit
Historia e plotë >
Champions League 2022/2023: Shorti për grupet, vazot dhe të gjitha datat
Historia e plotë >
Polici ekzekuton me plumb në kokë kampionin botëror të arteve marciale
Historia e plotë >

Nëse Putini do të ishte një grua…
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Bordi ndryshon çmimet e karburanteve, sa do të shitet nafta dhe benzina ...
Historia e plotë >
Rrëmbim i inskenuar nga vetë Vis Martinaj apo ngjarje reale? Çfarë po nd...
Historia e plotë >
Shqiptarët në krye të listës për martesa false në Britani, BBC: Nuk po ndiqen penalisht

Të dhënat e frikshme të OKB: 32% e popullsisë së Shqipërisë vuan nga uria dhe pasiguria ushqimore

Shtrenjtimi i ushqimeve/ Në korrik paguam më shumë për bukën, bulmetin, por dhe frutat e stinës
Aktualitet



Bllokohen dy turistë francezë në kanionin e Langaricës në Përmet
Historia e plotë >
