Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Derbi është i Realit, Ronaldo gjunjëzon Atletikon

RonaldoDerbi i Madridit ka vetëm një mbret, Ronaldon e Realit, që me një tregolësh vendosi përballjen mes dy gjigandëve të kryeqytetit duke detyruar "loc colchoneros" të Atletikos të ngrejnë shaminë e bardhë kundër "los blancos". Diferencën mes dy ekipeve e bëri pikërisht portugezi, që zgjidhi një sfidë të ekuilibruar ku rezultati përfundimtar 0-3 është më i rëndë sec duhet për vendasit e Simeones. Në një ndeshje përgjithësisht të ekuilibruar, Reali bëri diferencën në minutën e 23-të kur Ronaldo shënoi nga goditja e dënimit, dicka e rrallë për të kohët e fundit.

Pjesa e dytë nisi më mirë për Atletikon që shpërdoroi disa mundësi të mira për të barazuar, deri në momentin kur portugezi u rrëzua në zonë në të 71-tën duke fituar një 11-metërsh, që e shndërroi po vetë në gol. Mbrëmja e madhe e portugezit megjithatë nuk ishte mbyllur ende pasi në një zbritje të shpejtë në të 77-tën, Ronaldo shfrytëzoi ,mirë një pasim të Bale duke shënuar një gol të thjeshtë.

Ky ishte dhe rezultati përfundimtar i kësaj sfide, me Ronaldon që bëhet shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në derbi me 18 realizime kundër Atletikos dhe i jep mundësinë Realit që të shkëputet 4 pikë nga Barcelona ndjekëse e +9 nga los colchoneros të Simeones.

19 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore