Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Barcelona, Leo Mesi 3 javë larg fushave

mesiBarcelona nuk arrin të ngushtojë diferencën nga Reali kryesues. Përveç dy pikëve të humbura në shtëpi përballë Atletico Madrid, lajmi i keq për katalanët ishte dëmtimi i Lionel Messit. Ylli argjentinas u detyrua të largohej nga fusha kur kronometri tregonte afërsisht një orë lojë. Sumuesi u zëvendësua për shkak të dhimbjeve, ndërsa kontrollet mjekësore evidentuan një lëndim muskulor në kofshën e djathtë.

Bazuar në diagnozën paraprake, Messi do të qëndrojë të paktën tre javë jashtë fushave të lojës. Stafi mjekësor i Barcelonës do të zhvillojë të tjera kontrolle, pasi i trebmet faktit që dëmtimi i pësuar mund të lidhet me pubalgjinë, një problem me të cilin numri 10 bashkëjeton tashmë prej kohësh. Largimi i Lionel Messit nga fusha u ndje menjëherë te Barcelona, me balancat e skuadrës që u prishën dhe Atletico-n që nisi ta sulmonte, duke shënuar vetëm pak minuta pas zëvendësimit golin e barazimit me Correa-n.

Me dëmtimin e pësuar, Messi nuk do të luajë për Argjentinën në kualifikueset e Botërorit 2018, në sfidat ndaj Perusë dhe Paraguajit, më 7 dhe 12 Tetor. Në anën tjetër, Barcelona duhet të bëjë pa shërbimet e lojtarit kryesor në dy sfidat e kampionatit kundër Sporting Gijon dhe Celta Vigo, si edhe për ndeshjen në Champions ndaj Borussia Monchengladbach. Objektivi i klubit "blaugrana" është që Messi të kthehet i gatshëm për duelin e 15 Tetorit me Deportivo La Coruna dhe që sulmuesi të jetë titullar katër ditë më pas ndaj Manchester City-t.

22 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore