Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Historike! Shqipëria në Europianin 2016

ShqiperiaËndrra bëhet realitet. Në historinë 85-vjeçare të historisë së futbollit shqiptar, kombëtarja arrin të kualifikohet direkt në Kampionatin Europian Francë 2016, duke dalë në vend të dytë të grupit I. Me Portugalinë që u rendit në vend të parë, kuqezinjtë arrijnë të dalin në vend të dytë me 14 pikë, duke lënë pas Danimarkën, Serbinë dhe Armeninë.

Pikërisht kundër kësaj të fundit, skuadra e De Biazit ka marrë një fitore të merituar, duke shënuar dy gola në pjesën e parë me autogol të Hohanisian dhe Gjimshitit në minutat 8? dhe ?24. Ndërkohë që në pjesën e dytë, Sadiku trefishon rezultatin në minutën e 76?, duke vulosur rezultatin, fitoren dhe kualifikimin direkt në Europianin 2016 në qershorin që vjen.

Një vit historik për kombin shqiptar, i cili pasi ka përjetuar pjesëmarrjen e Skënderbeut në fazën e Europa League, arrin të prekë edhe ëndrrën e miliona shqiptarëve për të marrë pjesë për herë të parë në një veprimtari evropiane.

Është fitorja e të gjithëve, nga Berisha, te Sadiku, nga trajneri De Biazi te presidenti Duka e deri te tifozët kuqezinj në të gjithë botën. Shqipëria tashmë mund të festojë dhe të bëjë një autokritikë të madhe pas humbjes në minutat shtesë kundër Serbisë. Urime Shqipëri!

 

GashiMinutë pas minute

90'+2 Shqiperia kualifikohet ne Kampionatin Europian. Kuqezinjte ne feste, Shqiperia mund te fstoje tashme

90' Ndeshja humbet emocionet, por Shqiperia kontrollon lojen dhe rezultatin. Gjyqtari jep tre minuta shtese.

76', Goooool Inkursion i Roshit nga e djathta, futet ne zone fieraku, sherben per Sadikun, i cili mposht per here te trete ne kete ndeshje portierin Kasparov. Shqiperia kualifikohet ne France 2016.....

72' Del nga fusha Ledian memushaj, nje nga me te miret ne fushe per kuqezinjte. Ne vend te vlonjatit hyn Burim Kukeli.

67' Gjate goditjes se kendi, topi perfundon ne krahun tjeter, me Sadikun, qe kontrollon, por godet mbi traverse

66' Odise Roshi merr nje top nga e djathta, ne momentin e pasimit, topi devijohet nga nje mbrojtes armen qe rrezikon te shenoj autogol ne porten e tij, por portieri armen kete here devijon topin ne goditje kendi

64' Gjimshiti ndalon me faull Artur Sarkinsov dhe mbrojtesi shtatlart ndeshkohet me karton te verdhe, faull per armenet

58' De Biazi ben zevendesimin e pare: del Cikalleshi, hyn ne fushe sulmuesi i Zyrihut Armando Sadiku

51' Naser Aliji ndeshkohet me karton te verdhe teksa ndalon Picelin ne nje kundersulm. Goditje denimi e armeneve, te cilet mbahen ne pozicion jashte loje nga Cana me shoke, ndonese godasin traversen me koke.

47' Kundersulm i kuqezinjve, Bashi sherbehet ne qender, godet nga jashte zones dhe topi eshte i lehte per portierin armen.

46' Ndeshja rinis me nje rst te kuqezinjve, Roshi kroson nga e djathta, portieri devijon me topin qe shkon ne qender, aty eshte Basha, por goditja e tij eshte e dobet dhe topi del jashte.

Pjesa e dytë

[caption id="attachment_301082" align="aligncenter" width="640"]Gol gjimshiti Goli i Gjimshitit[/caption]

Pjesa e parë ? Shqipëria e ka mbyllur me fitoren pjesën e parë të ndeshjes ndaj Armenisë, duke hedhur një hap të sigurt në rrugën drejt kualifikimit direkt në Francë 2016. Ndeshja ka nisur fort nga kuqezinjtë që menjëherë nisën presionin dhe ne minuten e tete, ps nje kembengulje te kuqezinjve Hohanisian, ne përpjekje per te larguar topi, i shqetësuar edhe nga Gashi, shenon autogol. Kuqezinjte ne delir, por nuk ka mbaruar ketu, sepse gjate nje goditjeje denimi ne minuten e 23-të, Gjimshiti shfrytëzon forcen fizike te tij, duke devijuar topin ne porte dhe gooool. Shqiperia i afrohet endrres shekullore dhe historike. Ne minutat e mbetura, ndihet lodhja e te dyja skuadrave dhe reshjet e shiut e bejne terrenin te apershtatshem per nje ndeshje emocionuese. Ne minuten e fundit shtese, armenet rrezikojne me nje goditje qe përfundon guitur me shtyllen e portierit Berisha.

45'+1 Basha kontroll topin ne gjysmefuhen tone, por i shkaktohet faull, me gjyqtarin qe vazhdon lojen. Topin e merr nje mesfushor armen qe nga 16 metra godet dhe rrezikon te shkurtoje diferencen e golave, por per fat te mire topi shkon ngjitur me shtyllen e Berishes. Xhaka irritohet dhe qetesohet nga shoket e skuadres. Me pas gjyqtari mbyll pjesen e pare.

38' Loja behet e merzitshme me gabime nga te dyja skuadrat. Armenia tenton te nise nje aksion qe perfundon jashte vijave fundore te portes se Berishes

23' Veprim i bukur me elegance i memushajt, qe kalon topin mes kembeve te kundershtarit, faull per kuqezinjte: kroson kapiteni i Peskares, topi devijohet nga Berat Gjimshiti dhe Shqiperia shenon golin  dyte.

21' Ne te parin top qe merr, Cikalleshi ben nje inkursion nga e majta, del me ne qender dhe godet lehte, me portierin armen qe kontrollon topin.

17' Kembnegulje e Roshit nga e djathta,, me fierakun qe rrezohet me faull dhe gjyqtari polak ndeshkon me karton te verdhe Arzavjan.. Krosim i Memushajt ne shtyllen e pare, kercen Gjimshiti ne shtyllen e pare dhe topi kalon mbi traverse.

[caption id="attachment_301074" align="aligncenter" width="640"]Goli Autogoli i Armnëve[/caption]

8' Kembengulje nga e djathta e kuqezinjve ne zone, Basha godet dhe shtyn portieri, Gashi gati te shenoje me porten e boshatosur dhe nje mbrojtes armen shenon autogol ne porten e tij. Armenia-Shqiperi, 0-1.

7' Goditje denimi brenda zones se Berishes per armenet pas nje faulli te Canes. Godet Movosijan, Berisha devijon dhe nje nga armenet godet me porten bosh mbi traverse. Mund ta pesonim!

1' Nis ndeshja, me himin shqiptar qe vershellehet, kombetarja shqiptare nis te ushtroje trysni ne zonen kundershtare

 

[caption id="attachment_301063" align="aligncenter" width="640"]Cynat ne armeni Kuqezinjtë para ndeshjes Armeni-Shqiperi[/caption]

Edhe 90 minuta larg historisë. Shqipëria pritet të luajë raundin finale të eliminatoreve ku përveç fitores, asnjë rezultat nuk na çon në Francë, edhe pse ndeshjet "play off" janë siguruar prej kohësh. Kjo është e vetmja mundësi që e lejon skuadrën e tij të shkojë në Euro 2016.

Pak para ndeshjes janë publikuar formacionet e dy skuadrave. De Biassi do të luajë me formacionin 4-3-3.

Shqipëria: Etrit Berisha, Elseid Hysaj, Lorik Cana, Berat Xhimshiti, Naser Aliji, Migjen Basha, Taulant Xhaka, Ledian Memushaj, Odise Roshi, Sokol Cikalleshi, Shkelzen Gashi.

Armenia: Gevorg Kasparov, Gael Andonian, Varazdat Haroyan, Robert Arzumanyan, Karlen Mkrchyan, Marcos Pizzelli, Gevorg Ghazaryan, Kamo Hovhannisyan, Yura Movsisyan, Artur Yusbashyan, Henrikh Mkhitarian.

Shqipëria ka në krahun e saj edhe statistikat në përballjet e mëparshme. Që pas shpërbërjes së ish Bashkimit Sovjetik, kur Armenia u bë e pavarur dhe krijoi ekipin e saj kombëtar, është përballur 4 herë më Shqipërinë.

Sfida në të cilat janë regjistruar dy fitore për kuqezinjtë, një barazim dhe një sukses i armenëve. Shqipëria ka barazuar 1-1 në Tiranë në vitin 1996 në eliminatoret e Kupës së Botës 1998, ndërsa në ndeshjen e kthimit është mundur 3-0 në Jerevan, në vitin 1997. Më pas skuadrat janë ndeshur edhe në një miqësore në vitin 2013 të fituar 2-1 nga Shqipëria, ndërsa sfida e fundit është padyshim në kujtesën e të gjithëve, suksesi me përmbysje 2-1 në "Elbasan Arena" me golat e Mavrajt dhe Gashit.

11 tetor 2015 (gazeta-Shqip.com)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore