Dita e Pavarësisë së SHBA-së



Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 239-vjetorin e Pavarësisë, që tashmë edhe në Shqipëri ka nisur të bëhet tepër i njohur.


Dita në fjalë shënon lindjen e Shteteve të Bashkuara si një shtet e komb i pavarur nga dominimi britanik dhe publikimin e Deklaratës së Pavarësisë, që ndodhi pikërisht më 4 korrik 1776.


Dita Kombëtare e SHBA-së është ditë pushimi në mbarë vendin, e në popull njihet gjerësisht si “Fourth of July”. Ajo u dedikohet veçanërisht dëshmorëve e heronjve që ranë për kombin amerikan.


Ngjarje të shumta e aktivitete festive zhvillohen për çdo vit me këtë rast, sikurse pritet të organizohen edhe sot përgjatë gjithë ditës, sipas njoftimeve që janë bërë nga institucione shtetërore, por edhe organizata e shoqata amerikane në mbarë botën.


Por sigurisht se përtej festimeve apo lajmeve që lidhen me mënyrat se si do ta festojnë këtë ditë të madhe shtetasit amerikanë kudo që ndodhen, ia vlen që të shënojmë më poshtë thëniet e disa njerëzve të mëdhenj, nënshtetas amerikanë, të cilët janë frymëzuar në veprat e tyre jo pak nga vepra e atyre që e bënë të mundur këtë ditë.


Me patriotizmin e shprehur në vargje apo citate të paharrueshme, ata kanë vënë firmën e tyre në panteonin e patriotizmit amerikan, një shembull frymëzues për mbarë botën e civilizuar:


Mos e lini lirinë të humbasë në duart tuaja.


– Joseph Addison


 


Dita e lindjes së Lirisë është këtu.


Zbrazni armët dhe thërrisni fort për lirinë,


Shihni flamurin të shpaloset në lartësi!


Nderoni yjet dhe vijat përgjithmonë,


Flamuri më i dashur në të gjithë botën.


– Florence A Jones


 


 


Ata të cilët fituan pavarësinë tonë besonin se liria është sekreti i lumturisë dhe kuraja është sekreti i lirisë.


– Louis D. Brandeis


 


Nëse ia vlen të vdesim për vendin tonë në kohë lufte, le të themi se ia vlen të jetojmë për të në kohë paqeje.


– Hamilton Fish


 


Pa liri, askush nuk ka realisht një emër.


– Milton Acorda


 


Aty ku strehohet liria, atje gjendet vendi im.


– Benjamin Franklin


 


Është dashuria për vendin që ka ndriçuar dhe që mban ndezur zjarrin e shenjtë të patriotizmit.


– J. Horace McFarland


 


Ata që heqin dorë nga liritë bazë për të ruajtur sigurinë provizore, nuk meritojnë as liri e siguri.


– Benjamin Franklin


 


Unë jam i ndërgjegjshëm për mundin, gjakun dhe thesarin që do të na kushtojë për ta mbajtur më këmbë këtë Deklaratë dhe t’i mbështesim e t’i mbrojmë këto shtete. Me gjithë vështirësitë, shoh ngado rrezet e mrekullueshme të dritës së lavdisë. Unë mund të shoh se fundi do ia vlejë me çdo çmim. Kjo është dita jonë e çlirimit.


– John Adams


 


 


Detyra e një patrioti të vërtetë, është të mbrojë vendin e tij nga qeveria e vet.


– Thomas Paine


 


Ju u tregoni njerëzve se sa keni dëshirë të luftoni për ta, kur luftoni miqtë tuaj.


– Hillary Clinton


 


Amerika nuk ka qenë kurrë e bashkuar nga gjaku, lindja apo toka. Ne jemi të lidhur nga idealet që lëvizin themelet tona, na ngjisin lart përtej interesave tona dhe na mësojnë se çfarë do të thotë të jesh qytetar.


– George W. Bush


 


Gonxhja e fitores gjendet gjithmonë tek e vërteta.


– Benjamin Harrison


 


Ky vend, me institucionet e tij, u përket njerëzve që banojnë në to. Kurdo që ata do të shfaqen të lodhur nga qeveria në fuqi, ata mund t’i ushtrojnë të drejtat e tyre kushtetuese apo t’i amendojnë ato ose të ushtrojnë të drejtat e tyre revolucionare për ta rrëzuar atë.


– Abraham Lincoln


 


Në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale, liria nuk mund të dhurohet; ajo duhet të arrihet.


– Franklin D. Roosevelt


 


Përgatiti: Armand Plaka