Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

PD-LSI, akuza mes tyre për blerjen e votave në Shkodër

luan ramaAkuzat për blerje votash, LSI i përgjigjet PD: Vepron me dy standarde, flet për dekriminalizimin dhe kandidon me të inkriminuar.

Akuza për blerje votash, PD e Shkodrës: Numërimi mbrapsht për humbjen në zgjedhjet e 21 qershorit të aleancës PS-LSI ka filluar

Luan Rama - "Zbatimi i ligjit dhe ballafaqimi i çdo qytetari me ligjin eshte standard i LSI. LSI denoncon dhe dënon me forcë papërgjegjshmërinë dhe dy standardet qe vepron PD"

Bujar Hoti - "Presion dhe terror po ushtrohet ndaj nëpunësve, duke i kërkuar secilit të japë 150 mijë lekë kontribut për fushatë. Media tregoi se ishin prodhuar mbi 700 karta identiteti false"

Kur kanë mbetur më pak se dy javë nga dita e zgjedhjeve, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim akuzojnë njëra-tjetrën se po tentojnë blerjen e votave të zgjedhësve në Shkodër. Do të ishte sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, i cili do t'u kundërpërgjigjej akuzave të kandidates së PD-së së për Bashkinë e Shkodrës, Voltana Ademi, se sipas saj, LSI-ja në Shkodër po tenton jo vetëm blerje të votave, por edhe votimin fiktiv të zgjedhësve në 21 qershor. Duke iu referuar një lajmi të publikuar në një të përditshme shqiptare ku akuzohet kandidatja e PD-së në Shkodër për blerje votash, Luan Rama, theksoi se PD-ja po vepron me dy standarde, të cilat siç tha ai dëshmohen përmes fakteve të shumta që publikohen çdo ditë në media. "Edhe në zgjedhjet e 21 qershorit, qytetarët shqiptarë që njohin politikën me dy standarde në lidershipin e PD do dënojnë me votë të inkriminuarit e PD-së. Se sa e dalë boje është politika e dalë boje e akuzave dhe vajtimit. Çfarë PD akuzon për të tjerët praktikisht e bën vetë. LSI është dhe vazhdon të jetë te qytetari, te problemet, shqetësimet e qytetarit. Për të dëshmuar se ndryshimi ynë në sjelljen me dy standarde dyfytyrësinë e PD-së, është si dita me natën. Këta individë t'i çojë në organin e drejtësisë në mënyrë që të dëshmojë që dekriminalizimi është filozofi dhe jo flamur apo perçja poshtë të cilës fshihet PD", tha Luan Rama. I menjëhershëm do të ishte reagimi i PD-së në Shkodër, e cila përmes kryetarit Bujar Hoti theksoi se numërimi mbrapsht për PS-në dhe LSI-në ka filluar. "Faktet e pakontestueshme, kandidatja Ademi ia dorëzoi personalisht edhe ambasadorit amerikan, në prani të medias, shoqërisë civile dhe vetë kandidates së aleancës PS-LSI. LSI po blen votën e të rinjve me anë të kuponëve të barasvlefshëm me një palë xhinse; LSI po blen varfërinë dhe mjerimin e shkaktuar nga aleanca në pushtet duke i gënjyer familjet e varfra me thasë me miell në këmbim të votës; LSI dhe PS po shpërndajnë përditë shuma të mëdha parash në zyrat e tyre elektorale me synim blerjen e votave. Qytetarëve u kërkohet karta e identitetit, si dhe numri i votave që do të garantojnë, ndërsa në këmbim u ofrohet 50 apo 100 euro. Shuma e parave që u jepet varet nga sasia e votave që ata premtojnë", u shpreh Hoti.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore