Ndahet nga jeta aktori Petraq Xhillari
I njohur si Malua te filmi “Zonja nga qyteti”, Petraq Xhillari një emër i njohur i kinemasë shqiptare, u nda dje nga jeta në moshën 71-vjeçare. Ai lindi në Përmet më 11 qershor të vitit 1943. Në vitin 1995, pasi kreu Liceun Artistik për pikturë në vitet 1965-1969 futet si aktor në Teatrin Kombëtar. Në vitin 1971 ai emërohet aktor i këtij teatri. Deri në vitin 1993, Xhillari realizoi mbi 50 role në skenën e teatrit. Kontributi i tij do të veçohet dhe në fushën e kinemasë, ku interpretoi mbi 10 role. Ndër rolet e tij më të spikatura janë në dramën “Njerëz të thellësive”, Thani te “Prometeu”, Arseni te “Pas provimit të fundit”, rojtari i varrezës tk “Kush e solli Doruntinën”, Malua te “Zonja nga qyteti”, Spiceri te “Romeo e Zhulieta” etj. Në vitin 1995, Xhillari hapi teatrin e parë privat në vend, “Kafe teatër 1” një sallë me 90 vetë, në të cilin u vunë 4 vepra skenike, ku pjesët “Epopeja e supës” dhe “Në katin e dytë është parajsa” ishin më të suksesshmet.