Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Tifozët, bojkot ndaj Kosovës: “Një komb, një kombëtare!”

Organizimet masive, vetëm për ndeshjet e Shqipërisë 

Ermal Kuka

jemi-njeGrupet e organizuara të tifozëve shqiptarë i kanë kthyer shpinën përfaqësueses së Kosovës, duke bërë të qartë se nuk do të ndjekin kombëtaren e saj të futbollit ashtu si ndjekin atë kuqezi. Vendimi i fundit i FIFA-s nuk është pritur shumë mirë prej tifozëve, të cilët për më tepër nuk kanë ngurruar të akuzojnë drejtuesit e FFK-së se kanë pranuar kushte të pamendueshme për zhvillimin e këtyre ndeshjeve. Shumë nga grupet e organizuara të tifozerisë kosovare tregojnë se do të mbështetin fuqimisht Shqipërinë edhe në vijim, ndërsa për Kosovën nuk premtojnë organizime të mëdha.

"Ne jemi vetëm për një kombëtare, atë kuqezi. Sigurisht që ne i gëzohemi çdo përparimi të futbollit të Kosovës, dhe mbështesim pranimin e plotë të saj. Por një nga arsyet pse nuk mund ta mbështesim Kosovën janë kushtet që ajo ka pranuar nga FIFA. Të luajë pa simbole shtetërore, madje edhe ta pyesë Serbinë se kur do të luajë është tepër e dhimbshme. Nëse Katalunja mund të luajë me flamur, pse Kosova jo? Këto kushte, Kosova në asnjë mënyrë nuk duhej t?i pranonte", ishin fjalët e përfaqësuesit të "Tifozat Kuq e Zi" në Prishtinë, Butrint Ymeri, për të përditshmen kosovare "Zëri". "Ne nuk kemi aq shumë futbollistë që të ndahen kështu në dy kombëtare. Bashkimi në një kombëtare do të ishte shumë më i dashur për të gjithë. Nuk kemi asgjë kundër Kosovës, por qëndrimet tona dihen: një komb, një kombëtare. Nëse Kosova në ato ndeshje paraqitet me ngjyra kuqezi dhe me flamur kombëtar, sigurisht që do ta mbështesim, ndryshe jo. Individualisht gjithsecili mund të bëjë çfarë të dojë, por si tifozë të organizuar nuk do t?i japim mbështetje".

Edhe grupi i organizuar "Plisat", i pranishëm gjithmonë në ndeshjet e kombëtares shqiptare të futbollit, ka bërë të qartë se për ta lajm i mirë do jetë vetëm nëse Prishtina do të luajë në arenën ndërkombëtare dhe se për momentin, do të përqendrohen vetëm te klubi i tyre dhe kombëtarja shqiptare. "Në kombëtaren shqiptare të futbollit janë 14 shqiptarë nga Kosova dhe konsiderojmë se jemi mirë të përfaqësuar. Lufta jonë bëhet në një front, në atë ?kuqezi?. Përndryshe, "Plisat" në stadiume do të jenë vetëm në përkrahje të kombëtares shqiptare. Është e vetmja "ombrellë" e cila na mbulon të gjithë shqiptarëve. Një komb ? një kombëtare", është reagimi i përfaqësuesve të këtij tifo-grupi.

I njëjti qëndrim ka ardhur edhe nga "Kuqezinjtë e Jakovës". "Ne do ta mbështesim inkuadrimin e Kosovës në FIFA, por shqiptarët mund t?i përfaqësojë vetëm kombëtarja e Shqipërisë. Ne jemi për një kombëtare dhe ajo është kuqezi. Si tifozë të organizuar nuk do të jemi prezentë në ndeshjet e Kosovës, pasi ne do të mbështesim vetëm Shqipërinë".

Ndërsa Federata e Futbollit të Kosovës po bën përpjekjet maksimale për të gjetur një miqësore për datën 5 mars, qëndrimi i përfaqësuesve të tifozerive me bazë të gjerë në këtë vend lë shumë pak vend për interpretim. Pavarësisht dëshirës së mirë për përfaqësimin sa më dinjitoz të Kosovës, kombëtarja e këtij vendi do të vazhdojë të shihet si "dytësore", pasi objektivi kryesor do të vazhdojë të mbetet mbështetja e ngjyrave kuqezi të kombëtares shqiptare. Për më tepër, tifozët po ndërmarrin iniciativa për të unifikuar futbollin shqiptar me atë kosovar edhe në rrugë institucionale, siç kanë bërë së fundi "TKZ". Vetëm pak ditë më para, ata kanë nisur një fushatë në Facebook të titulluar "Një Komb, një Kombëtare, një Ligë Shqiptare".

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore