
Lamtumira e trenit në kryeqytet, stacioni tashmë zhvendoset në Vorë
Pasi ka humbur funksionin e para viteve '90, stacioni i trenit në kryeqytet pushon përfundimisht së ekzistuari duke u zhvendosur në zonën e Vorës.
Për shkak të nisjes së punimeve për ndërtimin e bulevardit të ri të Tiranës, duke filluar nga dita e hënë, qytetarët që do të duan të përdorin trenin për të shkuar në qytete të tjera, do të duhet të nisen nga Vora.
E njëjta gjë edhe për linjat nga qytetet e tjera drejt kryeqytetit, të cilat do të përfundojnë në Vorë.
Për pjesën tjetër të udhëtimit, nga Vora në Tiranë dhe e anasjella, Bashkia e Tiranës njofton se ka vënë në dispozicion autobusë që do të bëjnë transportin e udhëtarëve falas.
Nisja e autobusëve bëhet nga stacioni aktual i trenit, sipas orarit të nisjes së trenit dhe anasjelltas.
Për të përdorur shërbimin falas, pasagjerët duhet të kenë biletën e trenit ose abone, që i identifikon si përdorues të linjës.
Paralelisht me zhvendosjen e shinave të trenit, Bashkia e Tiranës nisi punimet edhe për zhvendosjen nën tokë të linjës së tensionit të lartë në bulevardin "Zogu i Parë".
"Me vënien në efiçencë të linjës, do të mundësohet zhvendosja e kabllit ajror përgjatë "Zogut të Parë" deri në Tirana 1", deklaroi Henrik Hysenbregasi, drejtor i projekteve strategjike dhe investimeve të huaja.
"Linja e re ka një gjatësi 2,3 km dhe është ndërtuar me parametra bashkëkohorë dhe i përgjigjet zhvillimit të perspektivës së qytetit", shtoi Sali Tocilla, drejtor i njësisë operative për Tiranën.
Punimet për linjën e tensionit të lartë, ndërtuar 15 vite më parë, pritet të përfundojnë brenda javës së parë të shtatorit dhe po kryhen nga një firmë zvicerane dhe OST.
1 shtator 2013 (gazeta-Shqip.com)








Barometri i Sigurisë 2022/ "Korrupsioni në Shqipëri, kërcënimi më i madh"
Historia e plotë >
Rruga më e shpejtë drejt paqes në Ukrainë
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Vetëm me 200 lekë në xhep, SPAK “shkund” ish-kryebashkiakun e Dibrës...
Historia e plotë >
Ulet nafta/ Bordi vendos çmimet e reja, ja sa do kushtojnë karburantet n...
Historia e plotë >
VIDEO/ Policia nxjerr “tmerrin” e shoferëve në rrugë, ata që s’respektojnë këmbësorët në vizat e bardha e pësojnë keq

Vala e re e pandemisë në vjeshtë? Ekspertët hapin alarmin, jemi drejt rikthimit të ...

Polemikat për provimin e biologjisë/ Publikohen rezultatet: 59 maturantë ekselentë, ja sa ngelësa janë
Aktualitet




