Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Reali ikën në lot, Borusia fluturon në finale

Champions

Ronaldo i rrezuar ne Real Madrid Borusia Dortmund 2-0Nuk ka mrekulli në "Bernabeu", Reali ikën në lot. Borusia e Dortmundit është surpriza e këtij edicioni. Humbet 2-0, por kualifikimin ia jep fitorja 4-1 e ndeshjes së parë, duke eliminuar skuadrën me më shumë trofe në Champions dhe është në finale! Në një "Santiago Bernabeu" të stërmbushur, ku ishin të pranishëm edhe 8 mijë tifozë gjermanë, u luajt ndeshja e kthimit mes këtyre dy skuadrave. Zhoze Murinjo zbriti në fushë një skuadër të rreshtuar 4-2-3-1, ku e reja është aktivizimi i Esien në mbrojtje dhe Higuan në sulm, me Benzema në stol. Ndërsa trajneri Klop i qëndroi besnik modulit 4-2-3-1, ku kishte rikonfirmuar formacionin e ndeshjes së parë, që udhëhiqej nga Levandovski. Reali ka bërë një nisje të furishme, është zot i fushës dhe i ka imponuar ndeshjes një ritëm të lartë. Pas pesë minutash, Higuain ka në këmbë topin e parë për gol, por gjuan në trupin e portierit Vajndenfeler. Borusia mbrohet shumë lart, ushtron presing dhe aplikon kundërsulmin e rrezikshëm. Por brenda 15 minutave të para, madrilenët humbasin edhe tre raste të mira për të kaluar në avantazh me Higuain (5?), Ronaldo (8? dhe 14?) dhe Ëzil (15?). Gjermanët në momentin që ishin në zotërim të topit kërkonin të ulnin ritmin, por gjithsesi kërcënuan në minutën e 13-të, por gjuajtja e Levandovskit u ndal nga portieri Lopez. Pas 15 minutave të para, Dortmund e qetëson lojën, e cila u karakterizua nga shumë duele në mesfushë, por pa raste në portat respektive edhe pse Reali nuk rresht së tentuari. Borusia humbet Gëtcen nga një dëmtim, por nuk lëshon terren. Pjesa e parë mbyllet pa gola. Vetëm 5 minuta nga nisja e pjesës së dytë, fati është me Realin, pasi gjuajtja e Levandovskit përplaset në traversë. Një minutë më parë kishte qenë po polaku, ai që në një pozicion të mirë në zemër të zonës madrilene nuk arriti të koordinohej siç duhet dhe gjuajtja e tij përfundoi mbi traun e portës. Në të 62-ën duhet një mrekulli e portierit Lopez për të shpëtuar Realin nga pësimi i golit, nga një gjuajtje e Gyndogan nga pak metra larg portës. Miqtë e kanë përgjumur ndeshjen dhe në pjesën e dytë janë ata më të rrezikshmit në fushë, falë Rojs dhe Levandovskit. Reali hedh në fushë e Kaka dhe Benzema dhe është ky i fundit ai që shënon golin e 1-0 në minutën e 83-të. Në të 88-n, Serxho Ramos shënon edhe golin e dytë. Në minutat e mbetura plus shtesën madrilenët provojnë gjithçka, por është shumë vonë. Nuk ka "Remuntada". Reali dhe Murinjo i thonë lamtumirë "La Decima"-s, ndërsa fitorja në ndeshjen e parë i jep kualifikimin e merituar Dortmundit, që me meritë shkon në finalen e "Uemblit".

 

 

S?ka "Remuntada"

Nuk pati "Remuntada" të Realit, që u kujtua vonë të shënojë. Fitoi 2-0, por fitorja e Dortmundit 4-1 në ndeshjen e parë i dënoi madrilenët me eliminimin nga Champions

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore