Rënia e Zotave, Barcelona poshtërohet nga Bajerni

Champions 

Mesi i sfumuar dhe bavarezet qe festojne ne Bajern Mynih Barcelona 4-0Bajerni turpëron Barcelonën me fitoren 4-0 dhe prenonton finalen. Spektakël i gjermanëve, të cilët nuk i lanë asnjëherë spanjollët që të hynin në ndeshje. Bajern i Mynihut-Barcelona, gjysmëfinalja e parë e Champions League. Një klimë e zjarrtë ajo mbrëmshmja në “Allianz Arena”, ku u ngjit në skenë kjo supersfidë. Futja e dy skuadrave në fushë është shoqëruar nga një koreografi e jashtëzakonshme me ngjyrat bardhekuqe në gjithë stadiumin. Jup Hejnkes u mbështet në modulin 4-2-3-1, duke i besuar pozicionin e pykës në sulm Gomezit. Në anën tjetër, Vilanova i qëndroi besnik modulit 4-3-3, duke hedhur të riun Bartra në qendër të mbrojtjes përkrah Pike dhe Mesin (e rikuperuar) në sulm me Pedron dhe Sançez. Të zotët e shtëpisë kanë humbur një mundësi të artë me për gol pas vetëm 3 minutash lojë me Robenin dhe pasi kanë pretenduar një penallti për një prekje me dorë të topit nga Pike në një gjuajtje të Lahm (kanë kërkuar edhe një tjetër për një tjetër prekje me dorë të Sançez) më në fund në minutën e 25, falë këmbënguljes së vazhdueshme, kanë gjetur avantazhin me Myler: Kros i Roben nga e djathta në zonë, spondë në ajër e Dantes për Myler, i cili gjithnjë me kokë, mposht Valdesin nga shumë pranë në shtyllën e dytë! 1-0 për bavarezët, gjërat vështirësohen për katalanasit. Blaugranët nga ana e tyre, patën një shans të mirë për të barazuar me Alvesh: braziliani futi një kros në qendër të zonës, të cilin Dante, por i trembur nga Mesi, e ka çuar pranë shtyllës së Nojerit, duke rrezikuar vërtet autogolin. Në 45 minutat e para nuk pati shumë hapësirë për Mesin në një ditë jo të mirë, ndërsa “tiki-taka” e Barcelonës nuk depërton në thellësi, falë murit mbrojtës të Bajernit. Pesë minuta pas startit të pjesës së dytë, Bajerni godet sërish me golin 2-0 të firmosur nga Gomez, i cili ishte në pozicion të dyshimtë jashtëloje, por gjyqtari nuk e pa. Shokohet Barcelona, ndërsa bavarezët i shkojnë pranë golit të tretë me Myler e Roben. Rezultati imponon një Barcelonë sulmuese, por vendasit e kthyer të shumtë në mbrojtje bëjnë që “tiki-taka” të jetë shterp. Bartra ka në këmbë një top për gol, por gjuan keq. Në minutën e 73-të Roben gjen edhe shënon edhe golin e tretë, edhe pse Myler shkaktoi faull ndaj Hordi Albas, por duket se katalanasit kanë edhe gjyqtarin kundër. Në minutën e 76-të, i riu Bartra humbet një tjetër rast të artë për gol, që do të rihapte ndeshjen. Por Bajerni s’ka mbaruar, shënon edhe golin e katërt me Mylerin në minutën e 82-të. E pabesueshme, duket si “Rënia e Zotave”, por gjermanët kanë poshtëron totalisht Barcelonën dhe shkojnë të sigurt në finale, vetëm se i ndajnë 90 minutat e kthimit në “Kam Nou”, ku Barcelonën e shpëton vetëm një mrekulli.

 

Finalja e prenontuar

Bajerni i Mynihut shkruan një faqe të historisë në “Allianz Arena”, duke shkatërruar katalanasit 4-0 dhe duke prenontuar kështu finalen e “Uemblit”

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.