
Kryeministri, vizitë njëditore në Kosovë për 100-vjetorin
Kryeministri Sali Berisha ka qenë dje në një vizitë njëditore në Kosovë, ku ka marrë pjesë në kremtimet në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë, Berisha, së bashku me autoritetet më të larta të Kosovës, mori pjesë në ceremoninë e vendosjes së shtatores së patriotit shqiptar Ali Ibra në Gjakovë, në qendër të këtij qyteti. Dje në mesditë, axhenda e Kryeministrit shqiptar u zhvendos në Deçan, ku mori pjesë në përurimin e shtatores së Isa Boletinit, si dhe u nderua me titullin "Qytetar Nderi" i Deçanit. Po në këtë qytet është vendosur shtatorja e Isa Boletinit. Në fjalën e tij, Kryeministri Berisha e cilësoi përurimin e bustit të Isa Boletinit si një ngjarje të madhe për Kosovën, për Shqipërinë dhe për shqiptarët kudo ku janë. "Sot, ne inaugurojmë shtatoren e tij këtu në Isniq, vendin që shërbeu për Isa Boletinin si toka për Anteun, vendin ku ai merrte fuqi dhe frymëzim për betejat e tij të mëdha për Shqipërinë dhe për Kosovën. Sot, me këtë gjest, i kthejmë burrit të madh të kombit një copëz të nderit të madh që na la mbrapa, të nderit që la për çdo shqiptar", u shpreh Kryeministri në fjalën e tij. Ai theksoi se ishte Prizreni dhe Kosova që mblodhi shqiptarët nga të gjitha trojet me frymëzimin e vendosmërinë për bashkimin kombëtar të shqiptarëve. "Pas Kongresit të Berlinit vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e shqiptarëve si nocion politik dhe më pas asgjësimin e tyre tërësor, por kjo nuk ndodhi, se pas Lidhjes së Prizrenit u mblodh Besëlidhja e Pejës dhe më pas ishin kuvendet e shumë burrave e trimave të tjerë, që tronditën ?të sëmurin e Bosforit?", u shpreh Berisha. Gjatë vizitës së tij në Kosovë, Berisha u nderua me titullin "Qytetar Nderi" i Deçanit, dhënë nga këshilli komunal, ndërsa nderoi kujtimin e luftëtarëve të UÇK-së në memorialin kushtuar UÇK-së, në Gllogjan. Ai zhvilloi një vizitë në familjen Haradinaj, si dhe vendosi buqeta me lule edhe pranë shtatoreve të heronjve Luan Haradinaj dhe Sali Çeku. Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, vlerësoi se "Isa Boletini ishte prijës i kryengritjeve shqiptare për liri dhe pavarësi dhe për ta bërë Shqipërinë shtet të përparuar dhe demokratik". Këto komente ajo i bëri me rastin e zbulimit të shtatores së Isa Boletinit, në Isniq të Deçanit.
Berisha, së bashku me autoritetet më të larta të Kosovës, mori pjesë në ceremoninë e vendosjes së shtatores së patriotit shqiptar Ali Ibra në Gjakovë



Vaksina kundër Covid-19 mund të mos funksionojë
Historia e plotë >





Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

“Baba Taku” afrohet në bastionin e Metës: Nderohet si “Qytetar Nderi i S...
Historia e plotë >
Urdhri i SPAK/ Aksioni i RENEA në shtëpitë e "të fortëve", a ka lidhje m...
Historia e plotë >
Fluturimet nga Shqipëria drejt Italisë/ Njoftim i rëndësishëm: Vetëm këta shtetas mund të udhëtojnë

Imuniteti ndaj Covid/ Studimi: Mund të zgjasë gjithë jetën

Kufizimet për festat e fundvitit/ Dasho: Shqipëria është rast i çuditshëm, situata është jashtë kontrollit
Biznes



Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >
