Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

PS: Imami po zhvat pronat e ushtrisë

Partia Socialiste ka vijuar akuzat publike ndaj ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami. Në një dalje publike për mediat nga selia rozë, deputeti socialist Taulant Balla ka akuzuar ministrin Imami për përfshirje në trafik kombëtar armësh dhe tjetërsim korruptiv të pronave të ushtrisë shqiptare.

"Denoncojmë Ministrinë e Mbrojtjes dhe drejtuesin e saj Arben Imami për pazare dhe përfshirje në trafik ndërkombëtar armësh. Prej sot do shfaqim dosjen e plotë të korrupsionit nga Ministria e Mbrojtjes. Prej 3 vitesh nën drejtimin e Arben Imamit ushtria shqiptare është zhveshur nga pronat e paluajtshme në pronësi të saj. Përmes një procesi jo transparent janë shitur me vlera qesharake objekte dhe troje të divizioneve, depove të armatimit, poligoneve të qitjes, pa asnjë ligj duke anashkaluar Kuvendin e Shqipërinë",- denoncoi Balla.

Më tej deputeti socialist ka akuzuar ministrin Imami se po zhvat pronat e ushtarakëve në errësirë të plotë, duke mos marrë në konsideratë nevojat e Forcave të Armatosura, ndërkohë bëri me dije se nesër do të bëjë publike mënyrën e tjetërsimit të pronave nga ministri Imami.

"Në një errësirë të plotë ministri Imami ka kryer dhe po kryen proces zhvatjeje të pronave. Janë plot 70 milionë objekte dhe troje, prona të ushtrisë që Arben Imami po i shpronëson nga ushtria në drejtim të privatëve. Bisht Palla, Kalaja e Ali Pashës, Shkolla e Marinës që po ju jepen privatëve, Rana e Hedhun në Shëngjin, Durrës, Kavajë, Fier dhe Vlorë... Në këtë proces jo transparent dhe të paligjshëm nuk janë marrë në konsideratë nevojat e Forcat e Armatosura. Pronat shumë mirë mund të përdoreshin për të pastrehët si nuk u morën parasysh nevojat e tyre apo të ish- të përndjekurve. Prej nesër do u tregojmë qytetarëve shqiptarë këto prona të tjetërsuara, nga ky proces antikombëtar i drejtuar nga Arben Imami që do e kishte zili dhe ushtria më e egër",- theksoi deputeti Balla.

7 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore