
Pazari i drogës, 50 eurot që sollën vrasjen në Sarandë
Zbardhet vrasja e Ardi Beqirit për pazaret e marijuanës, policia kërkon në male për autorin Bledar Ruçi
Vrasja e Ardi Beqirit në fshatin Gjashtë të Sarandës ka ndodhur për një borxh 50 euro. Nipi i viktimës, i cili ishte objektivi i sulmit të së premtes, kishte hyrë në marrëdhënie "financiare" me disa persona, me të cilët dyshohet se trafikonte marijuanën e Lazaratit. Pas ndarjes së parave, ai ka mbajtur 50 euro më shumë nga sa i takonin. Një gjë e tillë nuk u ka pëlqyer autorëve. Ata kanë kërkuar ballafaqim me njëri-tjetrin, në mënyrë që "fitimet" të ndaheshin sipas "marrëveshjes" së mëparshme. Lajmi bëhet i ditur nga burime nga Policia e Sarandës, të cilat saktësojnë se konflikti për 50 euro degjeneroi deri në vrasjen e 42-vjeçarit Ardi Beqiri, i cili kishte dalë në mbrojtje të nipit të tij. "Nipi i viktimës u kishte borxh 50 euro autorit. Pas fyerjeve gjatë sherrit, një person që është identifikuar si Bledar Ruçi, nga Delvina, nxori armën e zjarrit dhe shkaktoi një viktimë dhe dy të plagosur", pohojnë burimet policore. Sipas tyre, edhe viktima, Ardian Beqiri, rezultonte person me precedentë penal. Isa vite më parë, 42-vjeçari, ishte dënuar me dy vjet heqje lirie, ndërsa më parë për trafik të qenieve njerëzore.
Zbardhet vrasja
Policia ka identifikuar për autor të dyshuar të krimit shtetasin Bledar Ruçi nga Delvina. Sipas informacionit të policisë, Ruçi është zënë me nipin e 42-vjeçarit në një tjetër lokal në fshatin Gjashtë. Sipas policisë, ata kanë shkëmbyer të shara, ndërsa janë larguar, pasi situata ka qenë tepër e rënduar. Objektivi i autorëve është strehuar në lokalin e dajës së tij, Ardi Beqirit, ndërsa autorët, të kryesuar nga Bledar Ruçi, janë pajisur me armë luftarake, tip kallashnikov. Ata kanë marrë informacione se personi që kërkonin dhe kishin konflikt fshihej tek Ardi Beqiri dhe, të armatosur, kanë shkuar në këtë vend. Autori është futur në lokal me kallashnikovin në duar, ndërsa të paktën një person, sipas dëshmitarëve, e ka pritur në një automjet të parkuar në rrugën ku ndodhet lokali. Shtetasi Bledar Ruçi, sipas policisë, ka kërkuar me sy objektivin, të cilin e ka gjetur në afërsi të banakut. Ai ka drejtuar armën drejt tij, ndërsa, në një moment, daja i tij, Ardi Beqiri, ka dalë si mburojë para nipit. Autori qëlloi me armë ndaj 42-vjeçarit dhe ndaj dy personave që ndodheshin rastësisht në lokal, ndërsa personi që kishte konflikt me të u largua me shpejtësi nga një derë dytësore. Bledar Ruçi, duke menduar se e kishte kryer "punën", u drejtua me shpejtësi tek dera kryesore, duke hipur më pas në automjetin që e priste jashtë lokalit. Personat e tjerë që ndodheshin në lokal janë afruar te viktima dhe dy të plagosurit, duke i transportuar për në spital. Megjithatë, Ardi Beqiri nuk mundi dot t?u shpëtojë plagëve të marra.
Kërkimet për autorin
Pas vrasjes së Ardi Beqirit dhe plagosjes së dy personave të tjerë, Policia e Sarandës ka filluar menjëherë operacionet për arrestimin e tij. Dhjetëra agjentë të policisë kanë mësuar rreth itinerarit të autorit, Bledar Ruçi, nga Delvina, i cili pas vrasjes, ka lëvizur me një automjet me targa italiane. Ai është drejtuar poshtë fshatit Gjashtë dhe e ka braktisur këtë mjet qindra metra larg vendit të ngjarjes. Sipas burimeve policore, Ruçi i ka vënë flakën makinës, me qëllim që të mos gjendeshin prova të tjera, ndërsa ka marrë rrugën në këmbë në malet që ndodhen në periferi të Sarandës. Mësohet se dhjetëra agjentë të policisë e kanë ndjekur autorin në mal. Red.Akt
Autori: Dhjetëra agjentë të policisë kanë mësuar rreth itinerarit të autorit, Bledar Ruçi, nga Delvina, i cili pas vrasjes ka lëvizur me një automjet me targa italiane
Arratisja: Ruçi i ka vënë flakën makinës, me qëllim që të mos gjendeshin prova të tjera, ndërsa ka marrë rrugën në këmbë në malet në periferi të Sarandës
Borxhi 50 Euro: Ishte shuma që nipi i viktimës i kishte autorit Bledar Ruçi. Dyshohet se ata ishin konfliktuar për "fitimet" nga trafiku i marijuanës


Grabiti vilën e Marco Verratit, thyen heshtjen shqiptari i akuzuar
Historia e plotë >




Vrasja e Pjerin Xhuvanit, jepet vendimi për 6 efektivët e “Shqiponjave”
Historia e plotë >

Tre opsionet e Perëndimit përballë urisë globale të shkaktuar nga lufta
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Qershori "i përgjakur" me bilance tragjike, 15 të vdekur dhe 11 të plago...
Historia e plotë >
Çfarë po ndodh? Arrestohen 6 persona në Elbasan, falsifikuan rezultatet ...
Historia e plotë >
Karburantet, nuk preken taksat! Shqiptarët do të vijojnë t’i blejnë më shtrenjtë se vendet e rajonit

74% e kompanive shqiptare planifikojnë të punësojnë të huaj, niveli më i lartë në Rajon

Të dhënat e INSTAT/ Lezha dhe Durrësi me normën më të lartë të papunësisë, ndërsa me më të ulëtën...
Aktualitet


Grabiti vilën e Marco Verratit, thyen heshtjen shqiptari i akuzuar
Historia e plotë >

