Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Merr fund telenovela, Modriç firmos për madrilenët

[caption id="attachment_34680" align="alignright" width="306"] Luka Modric[/caption]

Modriç: "Jam këtu për të luajtur kundër Barcelonës"

Pas 60 ditësh negociatash, kroati Luka Modriç ka mbërritur në Madrid. Lojtari kroat, i shoqëruar nga Emilio Butragueno, ka shprehur lumturinë e tij për marrëveshjen e arritur me Real Madridin. Ai është i përgatitur për t?iu bashkangjitur planeve të Murinjos për ndeshjen e kthimit të Superkupës së Spanjës, e cila do të luhet nesër mbrëma: "Unë jam gati, dua t?i bashkohem formacionit dhe të kem sukses me Realin, i cili është klubi më i madh në botë".

 

Pas dy muajsh, a mendoje se do të nënshkruaje?

Ka qenë një proces i gjatë, por unë kam ardhur më së fundmi këtu dhe për këtë jam shumë i lumtur. Unë jam i nderuar që bëhem pjesë e klubit më të madh në botë. Dua që të nis sa më shpejt t?i bashkohem sa më shpejt synimeve të skuadrës dhe të luaj për ta".

 

Në çfarë pozicioni të pëlqen të luash?

Mua trajnerët e futbollit, në ekipet ku kam qenë më parë, më kanë vendosur në mesfushë. Murinjo do të më vendosë aty ku i nevojitet atij dhe unë do të luaj duke dhënë maksimumin tim, që ekipi të fitojë gjithçka dhe unë të jem një ndihmë më shumë, për të marrë rezultate dhe tituj.

 

I keni ndjekur tre ndeshjet e para të Realit, çfarë përshtypjesh të kanë lënë?

Nuk është e rëndësishme se si e starton një kampionat, por se si e përfundon atë. Ka shumë kohë dhe shumë sfida na presin.

 

Mendoni se për ju tashmë është gjithçka e lehtë?

Unë kam përjetuar kohë të vështira, pasi kam gati një muaj pa trajnim. Jam i lumtur që jam këtu dhe do të mundohem të zë një vend sa më shpejt në ekip. Kjo është sfidë e madhe për mua. Do të merrem me qëllimet e mia, pasi gjithçka që kam nevojë më plotësohet nga lojtarët më të mirë në botë që ka ky klub dhe nga trajneri numër një në botë.

 

Jeni gati për të luajtur të mërkurën?

Ndihem mirë, kam për t?u trajnuar me ekipin dhe për këtë trajneri është ai që do ta vendosë.

 

Cila është sfida juaj personale në radhët e Real Madridit?

Sfida ime është për të fituar një vend në ekipin dhe për këtë unë duhet të punoj shumë. Ajo do të jetë e vështirë, por unë jam i përgatitur. Kam ardhur për të luajtur futboll, për t?u përmirësuar personalisht dhe të fitoj tituj me Real Madridin, si: La Liga, Ligën e Kampionëve, Kupën. Ato janë sfidat e mia.

 

Si ndiheni fizikisht?

Është e vështirë për t?u shprehur. Kam humbur disa takime, pasi nuk jam trajnuar me Totenhemin. Kam luajtur me Kroacinë, e cila më ka ndihmuar shumë. Shpresoj se do të përshtatem shumë shpejt dhe të arrij nivelin që Real Madridi kërkon prej meje.

 

Përshtateni mirë me rolin e të qenit në një detyrë të caktuar?

Jam i gatshëm për çdo gjë që prek. Dua të gjej një vend në ekip, edhe pse e di se do të jetë e vështirë. Kam cilësi për të luajtur dhe trajneri do të më vendosë në ato ndeshje ku duhet. Do të përmirësohem nga dita në ditë, duke ndihmuar ekipin dhe duke marrë përsipër gjithçka që më takon.

 

Çfarë ka premtuar për projektin tuaj?

Nuk kam folur me të. Shpresoj ta bëj sot.

 

Kur keni qenë i vogël, kush lojtar ju ka tërhequr?

Boban ka qenë frymëzuesi im, i cili ka luajtur për Milanin. Ai është një ndër lojtarët më të mirë të Kroacisë. Gjithashtu, Toti te Roma.

 

Jeni i zhgënjyer për sa keni qëndruar te Totenhemi?

Aspak. Jam mirënjohës për 4 vitet që kalova atje. Vetëm mirënjohje kam për ata, asgjë tjetër. Kjo është një faqe e re që nis në jetën time. Pa marrë parasysh se çfarë ka ndodhur apo se çfarë është thënë, unë jam i kënaqur, sepse kjo çështje përfundoi më së miri.

 

Çfarë lojtarësh ju tërheqin vëmendjen nga Reali?

Kur kam dëgjuar se në Madrid flitej për mua, fillova të hamendësoj për Ksavi Alonson, Higuain, Di Marian, Ronaldon... Ata janë të gjithë të mëdhenj dhe unë jam duke kërkuar të luaj me ta.

 

A do t?ju pëlqente të luanit në ndeshjen e parë të Realit kundër Barcelonës?

Ajo është ndër ndeshjet më të mira në botë, por trajneri do të vendosë.

 

Pse Spanja dhe Real Madridi?

Është e garantuar që është kampionati më i mirë në botë dhe të gjithë kërkojnë për të luajtur këtu. Dhe, për shkak se Reali është klubi më i mirë dhe më i madh në botë. Ai ka fituar shumë trofe dhe këtu luan si i madh. Kjo është një nga ditët më të lumtura të karrierës sime.

 

Kur e mësuat se Madridi kërkonte të nënshkruante me ju?

Filloi para Europianit. Kur unë mësova se një ekip i tillë më kërkonte mua, u ngazëlleva. Në fillim ishte e vështirë, sepse më kërkuan të nënshkruaja sa më shpejt, por kjo nuk ishte e mundur. Pas shumë negociatash u arrit.

 

Pse zgjodhët numrin 19?

Nuk kishte shumë numra për të zgjedhur, ndaj mora 19-ën.

Me kaq e përfundon intervistën mesfushori kroat i transferuar me shumën e 33 milionë stërlinave nga klubi anglez i Totenhemit në atë spanjoll të Real Madridit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore