Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Portugalia është gjysmëfinalistja e parë

Ronaldo me shokë mundën 1-0 Republikën Çeke në çerekfinalen e parë të Euro 2012

Republika Çeke eliminohet nga Euro 2012, pas një paraqitjeje me dy fytyra në çerekfinalen e parë: në 45 minutat e para ishte skuadra më e rrezikshme në fushë, ndërsa në pjesën e dytë vetëm duke u mbrojtur nuk e ndali dot furinë e portugezëve

Portugalia është gjysmëfinalistja e parë e këtij Europiani, të drejtë që e fitoi pasi mundi 1-0 në çerekfinalen e djeshme Republikën Çeke.

Stadiumi Kombëtar i Varshavës ishte teatri i çerekfinales së parë spektakolare në këtë Europian. Republika Çeke ka një traditë të mirë në këtë kompeticion dhe mbrëmë pritej të bënte gjithçka për t?u kualifikuar. Portugezët, nga ana e tyre, dëshironin të vazhdonin serinë pozitive të nisur në vitin 2002, që i çoi të luanin një finale. Bilek hoqi dorë edhe një herë tjetër nga Rosiçki dhe konfirmoi formacionin, që mundi Poloninë në sfidën decizive për kalimin e turit me përjashtim të Daridas, i cili mori vendin e Kolar. Çelësi i sulmit i ishte besuar sërish Barosit, i cili mbështetej nga të vetmit çekë që kishin shënuar gol, Jiraçek dhe Pilar. Ndërsa Paulo Bento, i cili mbushi të mërkurën 43 vjeç, ka zbritur të njëjtën 11-she që mundi Holandën. Nani e Postiga kompletonin treshen e sulmit bashkë me Kristiano Ronaldon. 45 minutat e para të përballjes mes dy skuadrave kanë qenë emocionuese, por gjithsesi janë mbyllur 0-0. Ka qenë një takim shumë luftarak, mbi të gjitha në krahë, por që gjithsesi nuk ka prodhuar asnjë rrezik real për të dy portierët. Çekët i janë afruar të parët portës kundërshtare, me një aksion të bukur me anë të një gjuajtjeje të Jiraçek. Pak më vonë Çeh ka mundur të bllokojë një gjuajtje të Kristiano Ronaldos, por portugezi ishte në pozicion jashtë loje. Talenti luzitan më pas ka tentuar të rrezikojë nga një goditje e dënimit në minutën e 35-të, por gjuajtja e tij nga 35 metra përfundoi ngjitur me shtyllën, me portierin çek që e shoqëroi trajektoren. Mes djemve të trajnerit Bilek, një paraqitje të mirë kanë bërë Jiraçek dhe i riu Darida. Pak minuta më vonë, Portugalia kreu një zëvendësim të detyruar pas dëmtimit të Helder Postigas, që la fushën me barelë. Në vend të tij u fut Hugo Almeida. U pa një ndeshje e luajtur në sulm nga të dyja skuadrat, por që nuk mundën të gjenin rrugën e rrjetës, pasi edhe rastet për shënim nuk ishin aq të mira. E vetmja tentativë e denjë për t?u përmendur është e Kristiano Ronaldos, i cili në minutën e fundit të pjesës së parë goditi shtyllën pas një uljeje të mrekullueshme që i bëri topit. Në pjesën e dytë zbret në fushë një tjetër Portugali, e cila në harkun e 25 minutave krijon të paktën 7 raste të rrezikshme me Hugo Almeidan (47?), Kristiano Ronaldo (që në të 49-n goditi edhe një herë shtyllën e jashtme, dhe për pak nuk shënoi në 53-n), Raul Meireles (55?), Nani (57?, pritje e mrekullueshme e Çeh), Hugo Almeida (58? gol i anuluar për pozicion jashtë loje) dhe Mutinjo (63?). Por avantazhi i merituar i luzitanëve do të vinte vetëm në minutë e 79-të me një goditje me kokë të Ronaldos, që realizoi golin e tij të tretë në këtë Europian. Furia portugeze vazhdon, ndërkohë që çekët kanë qenë të detyruar të luajnë vetëm në mbrojtje në 45 minutat e dyta, duke mos krijuar as edhe një rrezik në portën kundërshtare. Në minutat e mbetura, Portugalia është përpjekur të administrojë lojën, duke e mbajtur Çekinë larg zonës së saj deri në fërshëllimën e fundit të gjyqtarit që zyrtarizoi kualifikimin e skuadrës së Paulo Bentos për në gjysmëfinale, por edhe fundin e aventurës së Republikës Çeke. Për Ronaldon me shokë, kundërshtar i radhës do të jetë fituesi i çiftit Spanjë-Francë.

 

 

Rep. Çeke-Portugali  0-1

 

REP. ÇEKE (4-2-3-1)

Petr Çeh; Theodor Gebre Selasie, Tomas Sivok, Mihal Kadlec, David Limberski; Tomas Hybshman (Tomas Pekhart 86?), Jaroslav Plasil; Petr Jiraçek, Vladimir Darida ( 61?), Vaklav Pilar; Milan Baros

Tr.: Mihal Bilek        

 

PORTUGALIA (4-1-2-3)

Rui Patricio; Zhoao Pereira, Pepe, Bruno Alvesh, Fabio Koentrao; Miguel Veloso; Raul Meireles (Rolando 88?), Xhoao Mutinjo; Nani (Kustodio 84?), Helder Postiga (Hugo Almeida 40?), Kristiano Ronaldo

Tr.: Paulo Bento

Gjyqtar: Hauard Ueb (Angli)

Shënues: K. Ronaldo 79?

Kartona të verdhë: Limberski 90? / Nani 26', Velozo 27?

 

 

Ronaldo shou - Në Stadiumin Kombëtar të Varshavës, mbrëmë, në ndeshjen mes Republika Çeke-Portugali, 1-0, është parë Ronaldo shou: gol, dy shtylla dhe shumë spektakël

Gjysmëfinalja - Pas kualifikimit për në gjysmëfinale, Portugalia e Kristiano Ronaldos do të duhet të përballet me skuadrën fituese të supersfidës mes Spanjës dhe Francës

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore