Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Rikthehet Spanja, Irlanda e eliminuara e parë

Grupi C

"Furitë e Kuqe" dhurojnë spektakël dhe shkatërrojnë me një goleadë 4-0 ekipin e Trapatonit

Spanja shkatërron Irlandën me një goleadë 4-0, duke marrë kështu kreun e Grupit C, në një ndeshje që e stërdominoi nga fillimi në fund. Në ndeshjen e parë ndaj Italisë nuk kishte shkëlqyer, dhe nuk mund të bënte një tjetër hap fals që do të komprometonte gjithçka. Prandaj Spanja është e paduruar për të privuar shijen e fitores së parë në këtë Europian. Ndaj Irlandës e nis menjëherë sulmin dhe i mjaftojnë vetëm 4 minuta për të gjetur golin e parë me anë të Fernando Torres. Diferenca e jashtëzakonshme mes dy skuadrave vihet re që në minutat e para. Ekipi i Trapatonit e nis me kurajë ndeshjen, me Koks që me të majtën provon reflekset e Kasiljasit që në minutën e dytë. "Furitë e Kuqe" kalojnë në avantazh me një depërtim të bukur në zonën kundërshtare të sulmuesit të Çelsit pas një gjuajtje të Iniestës, që tenton ta largojë, por Torres vjen shpejt në zonë, gjuan me forcë dhe mposht portierin Given, duke futur topin poshtë traversës. Më pas ka një dominim të jashtëzakonshëm të iberikëve, të cilët humbasin shumë raste për të shënuar golin e dytë: Iniesta në disa raste, Pike dhe David Silva e gjejnë të gatshëm portierin kundërshtar Given, i cili arrin të limitojë dëmet për skuadrën e tij. Spanja e nis vrullshëm edhe pjesën e dytë dhe kërcënimi i parë vjen nga Arbeola, por Given thotë sërish jo. Por në minutën e 49 është krejt ndryshe: Iniesta gjuan në qendër, pas grushtimit të portierit irlandez topi shkon te David Silva, që vallëzon në zonën para tre mbrojtësve dhe me një prekje precize shënon golin e 2-0 për Spanjën. Epërsia e iberikëve vazhdon për minuta të tëra, ndërsa irlandezët e kanë të vështirë të bien në kontakt me topin, jo më të krijojnë raste. Në të 70-n është sërish Torres ai që çon në tre numrin e golave spanjollë. Pak minuta më pas Torres i lë vendin Fabregasit, i cili nuk harron të lërë shenjën e tij në këtë sfidë. Në minutën e 83, në një pozicion të pjerrët në të djathtë të portës, mesfushori i Barcelonës lëshon një gjuajtje që rrëshqet përmes zonës për të përfunduar krahun tjetër të rrjetës së portës. Kështu konfirmohet rikthimi i "Furive të Kuqe", ndërsa humbja 4-0 është shkatërrimtare për Irlandën që bëhet e eliminuara e parë.

Goleada

Rezultati u zhbllokua nga Torres në minutën e 5, ndërsa dyfishimi vjen nga këmbët e David Silvas. Torres kompleton dopjetën personale dhe në fund Fabregas ka menduar të mbyllë ndeshjen

 

Spanjë-Irlandë  4-0

SPANJA (4-3-3)

Iker Kasiljas; Alvaro Arbeloa, Serxho Ramos, Zherard Pike, Hordi Alba; Ksavi Hernandez, Serxho Buskets, Ksabi Alonso (Havier Martinez 65?); David Silva, Fernando Torres (Sesk Fabregas 74?), Andres Iniesta (Santiago Kacorla 79?)

Tr.: Visente del Boske

 

IRLANDA (4-4-2)

Shay Given; Xhon O´Shi, Riçard Dan, Shon St. Lexher, Stephen Uard; Damien Daf (James MekKlin 76?), Glen Uelan (Paul Green 80?), Keith Andrjus, Aiden MekGejdi; Simon Koks (Xhonatan Uollters 46?), Robie Kin

Tr.: Xhovani Trapatoni

 

Gjyqtar: Pedro Proenca (Portugali)

Shënues: Torres 4?, 70?, D. Silva 49?, S. Fabregas 83?

Kartonë të verdhë: H. Martinez / K. Alonso 56? R. Kin 36', G. Uelan 45?, S. Lexher 86?

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore