Militantët palestinezë thonë se lëshuan 130 raketa drejt kryeqytetit izraelit të Tel Avivit, pas një sulmi ajror që goditi një ndërtesë në Rripin e Gazës.

Ndërtesa 13-katëshe u sulmua një orë e gjysmë pasi banorët dhe njerëzit lokalë u paralajmëruan të evakuohen.

Ushtria e Izraelit deklaroi se kishte si synim militantët në Gaza, në përgjigje të sulmeve të hershme me raketa.

Komuniteti ndërkombëtar u ka kërkuar të dy palëve t’i japin fund përshkallëzimit, i cili pason ditët e trazirave në Jerusalem.

Militantët kanw lëshuar tashmë më shumë se 400 raketa që nga e hëna, duke vrarë dy izraelitë. Zyrtarët shëndetësorë në Gaza raportuan se 28 palestinezë atje u vranë nga sulmet ajrore izraelite.