Marjus Dema u lirua sot pasi Gjykata e Apelit ndryshoi masën e sigurisë për të, nga “arrest me burg” në “arrest shtëpi”, duke i dhënë lirinë të riut që shkrepi armën me të cilën u vra Mehmet Qema, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 10 majit të këtij viti.

28-vjeçari që u lirua nga burgu pak më shumë se dy muaj nga dita që vrau shokun e tij është pritur nga një tjetër mik. Bëhet fjalë për Blerim Hotin, të njohur ndryshe si Limi Hoti, i cili u vu gjithashtu në pranga për të njëjtin krim, por që më vonë u lirua nga qelia.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Hoti i hedh krahun në qafë Demës dhe i thotë: Shyqyr që ke dalë shnosh vllau im, të dua vëlla.

“Faleminderit, të dua dhe unë vëlla,”- ia kthen Dema.