Në fotot më poshtë shfaqen pamjet e momentit kur Dardan Krivaqa, 29-vjeç, dhe shoku i tij Arber Sejdiu, 32, dërguan trupin e të resë pa shenja jete në spital. 

Më pas të dy, menjëherë kanë ikur nga spitali. Emri i Dardan Krivaqes ishte i njohur për qytetarët në Ferizaj, edhe para se ai të kërkohej si i dyshuar për keqtrajtimin deri në vrasje të partneres së tij.

Ferizaj u trondit ditën e sotme nga kjo ngjarje e rëndë pasi, Marigona Osmani 18-vjeçare, u nda nga jeta tragjikisht.

Ndaj Dardan Krivaçës rëndon edhe një akuzë e pakonfirmuar se kishte ushtruar dhunë edhe ndaj një vajze tjetër në Francë. I riu, tashmë i shpallur në kërkim nga policia e Kosovës, ndërsa në Ferizaj njihej si person problematik, pasi ishte përfshirë në disa sherre me rrahje dhe plagosje me thikë.