Vojo Bregu ka reaguar sërish pasi deputeti Myslim Murrizi e kallëzoi në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për abuzim me paratë publike.

Bregu ka nxjerrë me video momentin kur Myslim Murrizi bie ndesh me fjalët e veta për projektin e vaditjes me pika në bashkinë e Divjakës.

Në video ku gazetarja e një televizioni i kujton Murrizit të thotë emrin e ish ministrit Panariti se duket se vetë Murrizi e kishte harruar. “Ai momenti kur koburja me kokrra murrizi meket, dhe i rikujtohet me regji qendrore, që duhet të përqendrohet tek Panariti”, shkruan Vojo Bregu.

Postimi i Vojo Bregut:

Ai momenti kur koburja me kokrra murrizi meket, dhe i rikujtohet me regji qendrore, që duhet të përqendrohet tek Panariti.

 

Kujtojmë se  Myslim Murrizi depozitoi në SPAK një kallëzim penal për abuzim me dy tendera në Divjakë. Murrizi akuzon ish-ministrin e Bujqësisë Edmond Panariti dhe ish-sekretarin e përgjithshëm të kësaj ministrie, Vojo Bregu për abuzim me paratë publike lidhur me dy tendera, atë 6 milionë euro per projektin e sistemit te ujitjes në Divjakë për ujitjen e 2800 hektareve tokë dhe për tenderin 4.5 milionë euro për blerjen e 1912 lopëve nga Danimarka./Gazeta Shqip