Gazeta SHQIP (E Përditshme e Pavarur)

23 Shkurt 2012 Drejtor: Besnik Myftari,   Kryeredaktor: Aleksandër Çipa

Ulen temperaturat, nxënësit ngrohje vetëm 4 orë

2012-01-27

Lorina Mixha (KERKO ...)

Bashkia: Kopshtet, çerdhet, shkollat abuzime me karburantin, do të shtojmë inspektimet

Nga dita e djeshme, sipas të dhënave meteorologjike, moti nisi të ftohet sërish, temperaturat të ulen me disa gradë celsius, ndërkohë që pritet të kemi edhe ditë më të ftohta në vijim.

Në temperatura të ulëta, në një kohë kur virozat e stinës dhe situata gripale vjen duke u rënduar, ajo që mjekët këshillojnë për qytetarët kryesisht lidhet me qëndrimin në ambiente të ngrohta, të ajrosura mirë. Nxënësit e shkollave, fëmijët e kopshteve dhe të çerdheve, në rast se kanë të instaluar sistemin e kaldajës, mund të ngrohen vetëm katër orë brenda periudhës të qëndrimit të tyre brenda ambienteve të institucionit.

Sipas bashkisë së kryeqytetit, kjo është mundësia aktuale për të ngrohur institucionet e arsimit parauniversitar, duke i mbuluar ato me rimbursim në karburant. Problemi më i madh qëndron në kopshte dhe çerdhe, sidomos gjatë orarit kur fëmijët kanë orarin e gjumit. Shpeshherë, në temperatura të ulëta, janë vetë edukatorët që i këshillojnë prindërit t’i marrin para orarit zyrtar për t’i vendosur në gjumë në shtëpi.

Abuzimi

Sipas inspektimeve të fundit të bashkisë së kryeqytetit, pavarësisht mundësive dhe shpërndarjes së karburantit nga ana e institucionit, problemi i vetëm nuk është vetëm sasia e karburantit, por edhe menaxhimi. Nga të dhënat e muajve të fundit rezulton se mes stafit të personelit të institucioneve parashkollore të ketë përvetësime të sasive të karburantit, duke abuzuar dhe duke mos e përdorur të gjithë naftën për nevojat e institucionit. Zyrtarisht Bashkia e Tiranës ka sqaruar se në ditët në vazhdim do të ketë kontrolle dhe inspektime për menaxhimin e sasive të karburantit, ndërkohë që do të shihet mundësia për sigurimin e sasive më të mëdha të naftës për sistemin e kaldajës. Në këtë mënyrë, edhe fëmijët apo nxënësit do të kenë më shumë karburant, më shumë orë ngrohjeje dhe ambiente më pak të ftohta se aktualisht.

Menaxhimi

Sistemi i ngrohjes me kaldajë në institucionet arsimore, kopshte, çerdhe, shkolla vihet në përdorim nëpërmjet naftës. Sasitë e karburantit blihen dhe vendosen në dispozicion nga Bashkia e Tiranës. Sasia e karburantit aktual të vendosur në dispozicion e që vë në punës sistemin e ngrohjes për katër orë nuk është e mjaftueshme sipas nxënësve, mësuesve, edukatorëve dhe prindërve, megjithatë nga ana tjetër, sipas bashkisë së kryeqytetit kjo është sasia që ndërmarrja e administrimit të qytetit mund të sigurojë për fëmijët dhe adoleshentët e regjistruar në shkollat e kopshtet publike. Drejtoria e administrimit të qytetit ka sqaruar se koha që mund të sigurohet mbajtja e kaldajës hapur është katër orë, me sasinë e ofruar, por menaxhimi në mënyrë që dhomat dhe godinat të jenë të ngrohta është në dorë të secilit institucion. Kështu, për të pasur më shumë ngrohtësi, është mirë që në ditët e ngrohta kaldaja të mos hapet katër orë për ta shfrytëzuar më pas atë në më shumë orë në ditët e tjera më të ftohta.

Lart: C
Ulet: C

C

Nesër

Lart: 17°C Ulet: C

Pasnesër

Lart: 17°C Ulet: C
© 2006-2012 Gazeta SHQIP. All rights reserved.