Gazeta SHQIP (E Përditshme e Pavarur)

23 Shkurt 2012 Drejtor: Besnik Myftari,   Kryeredaktor: Aleksandër Çipa

Nis miratimi i Kodit të ri. Partia që nuk kthen lekët e fushatës, jashtë zgjedhjeve

2012-01-27

Bledar Hoti (KERKO ...)

Zgjedhjet

Komisioni voton sot nene të Kodit. Forcat politike mund të marrin dhe kredi për fushatë

Kodi i ri zgjedhor do të parashikojë fonde për të gjitha partitë politike që do të përfitojnë 0.5% të votave në shkallë vendi. Komisioni i Reformës Zgjedhore pritet të miratojë sot 10 nenet e para që kanë bëjnë me pjesën më pak të debatueshme, siç është ajo e financimit të fondeve shtetërore. “Partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje dhe që kanë marrë jo më pak se 0.5% të votave në shkallë vendi, përfitojnë fonde nga buxheti i shtetit në bazë të numrit të votave që secila parti ka marrë në ato zgjedhje. Fondi për këtë qëllim përcaktohet me vendim të Kuvendit dhe përbën zë me vete në buxhetin e shtetit për vitin zgjedhor përkatës. Ky fond nuk mund të jetë më pak se sa totali i shumave të shpërndara partive politike në zgjedhjet parlamentare. KQZ brenda pesë ditëve nga nxjerrja e rezultatit përfundimtar proporcional në shkallë vendi përcakton me vendim vlerën në para të një votë të vlefshme, duke  pjesëtuar fondin e përgjithshëm të miratuar me numrin e përgjithshëm të votave të grumbulluara nga partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e radhës që kanë fituar jo më pak se 0.5 për qind të votave të vlefshme në shkallë vendi”, - thuhet në nenin e ri 87, pika 1 dhe 2 të Kodit Zgjedhor. Pra, ndarja e parave nuk do të realizohet më mbi bazën e numrit të mandateve në Kuvend, por mbi bazën e votave të fituara nga të gjitha partitë politike.

Sanksionet & Kredi

Ndërsa në nenet e reja të draft-kodit që pritet të miratohet në mbledhjen e sotme në prani të ekspertëve ndërkombëtarë të ODIHR-it, parashikohen sanksione për partitë politike. KQZ-ja përllogarit shumën që i takon secilës parti, duke shumëzuar vlerën në para të një vote të vlefshme të përcaktuar në pikën 2 të nenit 87, me numrin e vota të vlefshme që ka marrë secila parti në zgjedhjet e ardhshme. KQZ-ja, sipas nenit 87, pika 4, zbret nga shuma e përllogaritur sipas pikës 3, sanksionet financiare që janë titull ekzekutiv, të vëna për partinë përkatëse sipas këtij ligji. “Partia e cila nuk kthen fondet përkatëse, sipas pikës 6 të këtij neni, brenda 90 ditësh humbet të drejtën e financimeve për një periudhë kohore jo më pak se 5 vite, si dhe nuk regjistrohet si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e radhës, pavarësisht llojit të tyre, as vetëm, e as si pjesëtare e ndonjë koalicioni”, - thuhet në pikën 8 të nenit 87 të Kodit. Ndërsa për herë të parë sanksionohet se një parti politike mund të marrë kredi bankare për të hyrë në zgjedhje. “Burimet e financimit të fushatës për subjektet zgjedhore janë: a. Fondet e dhëna paradhënie nga buxheti i shtetit për partitë politike të regjistruara si subjekte zgjedhore; b. të ardhurat e vetë subjektit zgjedhor të krijuara sipas ligjit; c. dhurata në vlera monetare, natyrë ose shërbime të dhëna sipas nenit 89 të këtij ligji; d. kreditë e marra nga partitë politike sipas ligjit. Në asnjë rast shuma e kredisë nuk duhet të kalojë shumën e parave që përfiton partia përkatëse sipas nenit 87/3”, - thuhet në nenin 87/1. Ndërsa fondi i përcaktuar me vendim të Kuvendit, sipas pikës një të nenit 87, u ndahet partive: 95% e fondit u shpërndahet partive të regjistruara në zgjedhje, të cilat kanë përfituar jo më pak se 0.5 % e votave në zgjedhjet e mëparshme. Ndërsa 5% u jepet partisë që nuk kanë fituar 0.55 të votave. Kodi parashikon se si partitë politike nuk do të përfitojnë donacione të shtetasve jo shqiptarë. Ky fond si donacion nuk mund të jetë më shumë 1 milion lekë të reja. Gjithashtu, ndalohen donacionet nga entet publike, apo  fondet me origjinë nga tenderë publikë. Ndërsa do ndalohet përdorimi në fushatë i arsimtarëve apo i nxënësve, apo punësimi apo shkarkimi nga puna në prag të zgjedhjeve.

Lart: C
Ulet: C

C

Nesër

Lart: 17°C Ulet: C

Pasnesër

Lart: 17°C Ulet: C
© 2006-2012 Gazeta SHQIP. All rights reserved.