
Në mesin e një histerie për ardhjen e këngëtarit serb Goran Bregoviç në Korçë, me disa që nuk e duan praninë e tij në Shqipëri e disa të tjerë që e presin me dëshirë, ka reaguar edhe këngëtari Endri Prifti.
Ai kritikon të gjithë ato të cilët i janë sulur Bregoviçit dhe kërkojnë mosardhjen e tij në Shqipëri. Prifti shprehet në deklaratën e tij se nuk duhet të jemi racistë me muzikën dhe se Bregoviç është artist i nivelit botëror.
Endri Prifti sqaron edhe se do jetë prezent në koncertin që do mbahet.