ky1Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin në klubin e natës në Stamboll gjatë festimit të ndërrimit të viteve që u mori jetën 39 personave. Në një komunikatë, Kalifati shkruan se Turqia “shërben për të krishterët. Duke vijuar bekimin e operacioneve që Shteti Islamik po kryeen kundër shërbëtorit të kryeqtarëve, Turqisë, një ushtar heroik i Kalifatit, ka goditur një nga diskotekat më të famshme, ku të krishterët festojnë festën e tyre”, lexohet në një komunikatë me të cilën Shtetii Islamik ka marrë përsipër autorësinë e masakrës.


“Hurriyet” dhe gazeta “Karar”, kanë cituar zyrtarë të paidentifikuar të sigurisë duke thënë se autoritetet kanë përcaktuar se personi i armatosur që vrau 39 njerëz vjen nga një vend i Azisë Qendrore dhe besohet të jetë nga Uzbekistani ose Kirgistani.


Shtetasit e huaj që humbën jetën në sulmin e armatosur llogariten të jenë 24, apo gati dy të tretat e viktimave të sulmit, njofton agjencia shtetërore e lajmeve të Turqisë.


Shumë prej tyre ishin nga Lindja e Mesme, duke përfshirë Jordanin, Libanin dhe Arabinë Saudite, edhe pse vende nga India deri në Belgjikë njoftuan se qytetarë të tyre janë në mesin e viktimave.


Mediat turke raportojnë se agresori që vrau 39 personat në klubin Reina ka shkrehur rreth 180 plumba. Mediat turke shkruajnë se ai ka ndërruar 6 karikatorë automatiku gjatë masakrës.


Sulmuesi i paidentifikuar mbërriti me taksi përpara se të nxitonte përmes hyrjes të klubit me një armë me tytë të gjatë që ai e kishte marrë nga bagazhi i automjetit.


2 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)