Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja është regjistruar rreth orës 3:40 të mëngjesit të 1 janarit në rrugën ‘Demokracia’ në Bathore.
Shpërthimi ka ndodhur në lokalin e shtetasit me iniciale SH.D dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale në fasadën e lokalit.
Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
1 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)