Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 33-vjeçar nga Durrësi I cili vidhte pasagjerët e urbanëve. Burime nga policia e kryeqytetit bëjnë me dije se në kuadër të operacionit të koduar Fundviti është arrestuar shtetasi Ervis Tako, nga Durrësi, i dënuar më parë për vjedhje
Ai u arrestua ditën e vitit të ri tek ish stacioni i Trenit, ku dyshohet të ketë vjedhur në autobus A.M-së, një vlerë monetare prej 40 mijë lekësh.
Gjithashtu, këtij shtetasi, i është arritur t’i dokumentohet me prova ligjore se është autor i dyshuar dhe i tre rasteve të tjera të dokumentuara ku ka vjedhur sasi të konsiderueshme parash. Këtë aktivitet ky shtetas e kryente kryesisht tek stacioni i trenit në autobusët urban.
1 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)