GezuarGazeta “Shqip” ju uron Gëzuar Vitin e Ri 2017. Po lëmë pas një vit të mbushur me gëzime, suksese, por edhe dështime e hidhërime. Sepse e tillë është vetë jeta, me lumturi dhe ndonjë lot. Të shpresojmë dhe urojmë që 2016 të sjellë më shumë gëzim e lumturi sesa ky vit që sapo iku.


Le të jetë ky vit i ri një vit i suksesshëm për të gjithë, për këdo, këtu në Shqipëri dhe kudo ku jeton.


Deri më datë 2 janar, edicioni në internet gazeta-shqip.com do të përditësohet në varësi të ngjarjeve që do të ndodhin nga vendi dhe nga bota.


Stafi i “Shqip” online përfiton nga rasti për t’ju falënderuar për besimin që na keni dhënë duke na zgjedhur për t’u informuar dhe argëtuar.


Gëzuar!


1 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)