
Foshnja e parë e lindur në vendin tonë për vitin 2017 është një vajzë. Foshnja lindi në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” dhe gëzon shëndet të mirë.
Foshnja ka ardhur në jetë vetëm pak minuta pas ndërrimit të viteve dhe peshon 3.7 kilogramë. Ndërsa fëmija i parë në Kosovë është djalë dhe ka lind në Spitalin e Gjinekologjisë në QKUK.
Në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, fëmija e parë ka lindur djalë dhe peshon 3.650 gram. Ky fëmijë i parë në vitin 2017 në Kosovë ka lindur përmes operacionit dhe gjendja e tij bashkë me nënën është shumë e mirë.
1 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)