Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me grabitjen e djeshme të ndodhur në Tiranë, ku në pranga ra shtetasi Ilir Lelo, 45 vjec, banues në Tiranë. Burime nga policia bëjnë me dije se ky shtetas ka grabitur nën kërcënimin e armës së zjarrit, një pikë lojrash fati tek “Zogu i Zi”, ku ka marrë një shumë monetare. Shërbimet e Policisë porsa kanë marrë njoftim për ngjarjen e ndodhur kanë ngritur pika kontrolli dhe ka kanë filluar krehjen e zonës.
Shërbimet e Policisë kanë marrë informacion se autori i dyshuar po tenton të grabisë nën kërcënimin e armës një pikë tjetër në afërsi të Komisariatit të Policisë nr 3. Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë të Komisariatit të Policisë nr 3 u bë kapja në flagrancë brenda në kazino e autorit në tentativë për të realizuar grabitjen e dytë.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri tip pistolet model 54 i tipit TT. Specialistët e Policisë po punojnë nëse është dhe autori i grabitjes tek rruga e Elbasanit. Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë Tiranë për veprat penale “Vjedhje me armë”, “Prodhimi dhe mbajtia pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
31 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)