Arrestohet autori i vrasjes së Fabjon Veizajt, ngjarjes së ndodhur paraditen e 11 nëntorit në fshatin Vranisht të Vlorës. Burime nga policia bëjnë me dije se arrestimi i Marjo Ribajt, 23 vjeç u bë brenda 10 orëve nga krimi, teksa po tentonte ti largohej policisë.
Së bashku me të, në pranga përfundoi edhe Endri Pango, 28 vjeç, banues në Vlorë, si bashkëpunëtor për përkrahje në kryerjen e krimit. Operacioni u kodua “Qafa e Halimit” Vranisht. Veizaj gjeti vdekjen e menjëhershme. Viktima dhe autori ishin shokë.
Këta dy shtetas janë kapur nga Policia në dalje të fshatit Vranisht, duke udhëtuar me automjetin tip “Fiat-Punto” me targë AL 892 VS në pronësi të Marjos, të cilët në tentativë për t’iu shpëtuar shërbimeve të policisë janë rrethuar në mënyrë të menjëhershme pranë vendit të quajtur “Qafa e Halimit” duke u arrestuar në flagrancë.
Dyshohet se krimi ka ndodhur për shkak të shitblerjes së një automjeti në muajin Gusht të 2016. Autori i ka shitur një makinë viktimës dhe për pasojë mes tyre a nisur edhe sherri. Gjendet dhe sekuestrohet arma e krimit “Automatik model 56”, 2 krehra dhe 50 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm, të cilat autori i kishte fshehur në mes të pyllit rreth 300 m larg banesës së tij.
Gjithashtu, Policia bën me dije se këta persona janë të dy me precedent penal të mëparshëm; Marjo Ribaj i dënuar më parë për “Vjedhje” dhe E.Pango, i dënuar më parë për “Plagosje të rëndë me dashje”.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Vrasje në rrethana cilësuese kundrejt 2 ose më shumë personave” dhe “Armëmbajtje pa leje”, kryer në bashkëpunim, në ngarkim të dy shtetasve.
https://youtu.be/3AqDYLMa_xo
12 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)