HashashPolicia Kufitare në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Narkotikët sekuestrojnë në Portin e Durrës 26 kg marijuanë dhe arrestohet në flagrancë një shtetas. Në pranga ka rënë 23-vjeçari Bajram Myftaraj, banues në Tiranë.


Arrestimi i tij u bë pasi më datë 11.11.2016, në Portin e Durrësit, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në automjetin tip “Renault”, me targa AA 277 PF,  që drejtohej nga shtetasi i lartpërmendur, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale  94 pako me peshë rreth 26 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit marjuanë.  Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Trafikimi i narkotikëve” e mbetur në tentativë.


https://youtu.be/4lhItGb4zbk


12 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)