DASHI
Do të pranoni lehtësisht idetë dhe vendimet e të tjerëve duke mos u shfaqur agresivë. Nëse nuk e keni vendosur akoma se çfarë do të bëni gjatë ditës, organizoni një mbrëmje intime për vete e partnerin tuaj.
DEMI
Nëse mendoni të ndryshoni vendin e punës, prisni derisa të merrni një propozim interesant. Mos merrni vendime të nxituara që mund të rëndojnë shumë në jetën tuaj sociale e gjendjen ekonomike.
BINJAKET
Do të jenë të favorizuara si raportet në çift, ashtu edhe me ortakët tuaj. Nëse ndonjë telash i vogël mund t’ju shkaktojë probleme diskutoni hapur me partnerin për të gjetur zgjidhje.
GAFORRJA
Nëse keni ndonjë dyshim, do të thotë se keni mjaft okazione midis të cilave duhet të zgjidhni më të përshtatshmen. Si në çështjen e ndjenjave ashtu edhe në çështjet praktike mund ti përmbaheni fort realitetit pa u udhëhequr nga ëndrrat.
LUANI
Kini kujdes të mos punoni shumë me fantazi. Vazhdoni të hidhni hap pas hapi. Me kapriçot tuaja do të përfundoni duke u humbur durimin edhe atyre që deri më tani ju kanë qëndruar pranë.
VIRGJERESHA
Do të jetë një moment magjik për ju dhe shoqërinë tuaj. Mos nguroni të shfaqni ato çka dëshironi të bëni, pasi ndihma dhe përkrahja e tyre nuk do të mungojë.
PESHORJA
Nëse keni në mendje ndonjë shpenzim impenjativ, bëjini mirë llogaritë më përpara. Mos u hiqni indiferentë përpara nevojave të të tjerëve, pasi çdokush ju ka ofruar ndihmën e vet atëherë kur keni pasur nevojë.
AKREPI
Një mik mjaft i ngushtë do ju besojë problemet e veta, duke bërë që të kaloni një ditë jo shumë të qetë. Dashuria juaj ju mbron nga pjesa tjetër e botës, prandaj mos hezitoni ti përkushtoheni.
SHIGJETARI
Do të ndjeheni në formë e nuk do të hezitoni t’u bëni surpriza miqve tuaj. Do të ndërtoni raporte të konsoliduara e plot emocione me ata që do ju rrethojnë.
BRICJAPI
Do të mundoheni të tërhiqni vëmendjen e dikujt që vlen por jo gjithmonë do të përshtatni teknikën më të mirë. Paqartësia do të jetë armikja juaj sot, prandaj informohuni përpara se të vendosni.
UJORI
Do të nevrikoseni për hiç mos gjë e, duke bërë që askush të mos e kuptojë sjelljen tuaj. Mbase e vërteta është se nuk dëshironi të pranoni propozimet që ju kanë bërë, e kërkoni çfarëdolloj justifikimi për ta shtyrë.
PESHQIT
Do të merrni një telefonatë a një vizitë që do ju gëzojë. Lejojini partnerit që t’ju ngrejë lart moralin me humorin dhe argëtimet e tij.