C_2_fotogallery_3006426_1_imageKryengritësit talebanë kanë sulmuar konsullatën gjermane në qytetin verior afgan të Mazar-e-Sharif, duke lënë të paktën 4 persona të vdekur dhe duke plagosur 115 persona të tjerë.


Zëdhënës i policisë rajonale në qytetin e konsideruar qendër tregtare, tha se dy shpërthime kanë ndodhur në hotelin “Mazar”, të cilin diplomatët gjermanë e shfrytëzojnë si konsullatë të tyren në këtë qytet. Raportohet se ka qenë pikërisht një shpërthim i një automjeti të mbushur me eksplozivë ai që nisi sulmin, e më pas një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur brenda hotelit.


Ambasadori gjerman në Afganistan, Ëalter Hassman konfirmoi se incidenti është “duke vijuar”, por nuk dha detaje të mëtejshme. Gjermania ka 938 ushtarë të vendosur në Afganistan, shumica e të cilëve në Balkh, si pjesë e misionit të mbështetjes së vendosur të NATO-s. Trupat e koalicionit janë duke e hetuar rastin, deklaroi më tej një zëdhënës i NATO-s.


11 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)