Lulzim Basha, selia e PDKryetari demokrat Lulzim Basha ishte në QSUT ku ka vizituar personat e plagosur nga shpërthimi në Ballsh. Ai deklaroi se PD do të ndjekë deri në fund këtë çështje, duke kërkuar që kjo aferë të zbulohet sa më parë.


“Dua të falenderoj personelin mjekësor për përkushtimin me të cilin u kanë ardhur në ndihmë të lënduarve. Mjekët po bëjnë të gjitha përpjekjet sidomos për ata të dy që janë më rëndë.


Kemi ndërkohë një të vdekur, baba i 5 fëmijëve. Dua t’i shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve. Uroj shërim të shpejtë të plagosurve.


Dje ndodhesha në Mallakastër para shpërthimit dhe siguria në punë ishte një prej çështjeve që ne diskutuam. I sigurova dje nga Ballshi se PD do ta ndjekë këtë çështje deri në fund. Kemi ngritur dyshimet tona, shqetësimet tona, për mënyrën jo transparente të këtij privatizimi klientelist të ARMO-s”, deklaroi Basha.


11 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)