Policia e Vlorës,gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Vajzë, ka konstatuar një sasi të konsiderueshme me lëndë narkotike në një banesë të pabanuar në hyrje të këtij fshati, me peshë totale prej 466 kg, të llojit kanabis sativa. Hashashi ishte i ndarë në 80 thasë.
Po gjatë kontrollit të ushtruar në këtë zonë, Policia ka sekuestruar një sasi me lëndë narkotike prej 14 kg, të llojit kanabis sativa, të ndarë në 2 thasë, brenda një ndërtimi me dru e të mbuluar me plasmas.
Po punohet për zbulimin, identifikimin dhe kapjen e autorëve përgjegjës të përfshirë në veprimtarinë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.
10 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)