Ndalohet në Kavajë një i moshuar, pasi kryente veprime të turpshme me një të mitur. Në pranga ka rënë shtetasi Lik Çaça, 69 vjeç, banues në Kavajë.
Ndalimi i këtij shtetasi, u bë pas kallëzimit të shtetasit Sh. D., se më datë 8 nëntor 2016, vajzën e tij 10 vjeçe, Lik Çaça, e ka marrë në banesën e tij, ku më pas ka kryer veprime të turpshme me vajzën e mitur. Materialet iu referuan Prokurorisë Kavajë, për veprën penale “Vepra të turpshme”.
10 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)