Një 18-vjeçar rrëzohet nga biçikleta, përfundon në Spitalin e Traumës, Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, rreth orës 17:30, në fshatin Arapaj, Durrës, ku shtetasi E.Z.18 vjeç, banues në Arapaj, Durrës, duke drejtuar në një pjerrësi të fortë mjetin biçikletë, pasi është përplasur me murin e një mobilierie është rrëzuar në tokë.
Për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin e Traumës, Tiranë, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës për vlerësim si ngjarje aksidentale.
9 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)